• e premte, 05 dhjetor 2025

Dvorzhak: Kievi duhet të konsiderojë në negociatat e gjata inkuadruese

Dvorzhak: Kievi duhet të konsiderojë në negociatat e gjata inkuadruese

Pragë, 10 maj 2023 (MIA) - Ministri i sapoemëruar çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorzhak, paralajmëroi në lidhje me ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, se "zemrat e evropianëve janë më të hapura nga dyert e Unionit" dhe se Kievi duhet të konsiderojë në negociata të gjata inkuadruese, si në rastin me Turqinë.

“Mendoj se zemrat tona janë më të hapura nga dyert imagjinare për  hyrje në Bashkimin Evropian. Mendoj se në këtë moment shumica e evropianëve, jo vetëm Ursula fon der Lajeni, e mbështesin shumë Ukrainën. Por, një vend pjesa më e madhe e të cilit tani është rrënuar,  shkatërruar dhe që gjatë luftës vështirë se mund të përmbushë të gjitha kriteret për hyrje në BE”, tha Dvorzhak në një intervistë për televizionin publik çek. 

 Ministri vlerësoi se është reale që Ukraina të fillojë negociatat inkuadruese  me BE këtë vit dhe se do të ishte një impuls i mirë për Kievin, por se kjo nuk ka të bëjë me kohëzgjatjen e negociatave inkuadruese.

 Ministri çek për Çështje Evropiane  arsyet për  “lodhjen nga zgjerimi” në BE dhe kur bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh në druajtjen se BE-ja do të largohet  nga kontrolli nëse mbetet e drejta e vetos   kur  do të zgjerohet në vendet kandidate, “por edhe sjelljen egoiste të shteteve nga valët e mëparshme të zgjerimit që më shumë interesoheshin se sa para do të tërhiqin sesa disa vlera të përbashkëta europiane”.

 Ai shtoi se arsyeja e qëndrimit skeptik ndaj zgjerimit tek anëtarët e Unionit është që realisht, vendet, “të themi nga Ballkani Perëndimor”, ende nuk i kanë arritur standardet evropiane. ar/

 Foto: Fejsbuk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR