• e enjte, 04 dhjetor 2025

Durmishi: Nënshkruhen kontratat për vetëpunësim 2025

Durmishi: Nënshkruhen kontratat për vetëpunësim 2025

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA)- Në hapësirat e Qeverisë u nënshkruan sot kontratat me përdoruesit e masës “Vetëpunësim” nga Plani operativ për vitin 2025.

Në thirrjen publike aplikuan 6.045 qytetarë, ndërsa 2.545 prej tyre u përzgjodhën për të vazhduar realizimin e projekteve të tyre të biznesit. Për masën në vitin 2025 janë siguruar 25 milionë euro, që është rritje të dyfishtë krahasuar me vitin 2024.

Veçanërisht e rëndësishme është pjesëmarrja e lartë e të rinjve deri në moshën 29 vjeç, të cilët njihen si nxitës të energjisë së re ekonomike. Në vitin 2026, të rinjtë gjithashtu do të marrin forma plotësuese të mbështetjes për hapjen e biznesit të tyre dhe përfshirjen më të shpejtë në tregun e punës.

“I përgëzojmë të gjithë ata që sot fillojnë histori të re biznesi dhe u dëshirojmë realizim të suksesshëm. Sipërmarrësit e rinj janë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik lokal, krijimit të vendeve të punës dhe ndryshimeve pozitive që e çojnë vendin përpara”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Ministria dhe Qeveria mbeten të angazhuara në krijimin e kushteve të qëndrueshme për rritje, qëndrueshmëri dhe zhvillim të çdo biznesi të ri. Mbështetja u jepet sipërmarrësve të rinj, personave që bëjnë kthesë në karrierë dhe sipërmarrësve të bashkuar, të cilët tregojnë se bashkëpunimi sjell rezultatet më të mira.

 

QËNDRONI TË LIDHUR