• e premte, 05 dhjetor 2025

Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen

Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen

Shkup 8 maj 2025 (MIA)-  Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill.

Ai tha se falë masave të marra që nga fillimi i vitit përfshirë kufizimin e marzheve në ushqime dhe produkte higjienike, sot kemi rezultate konkrete.

“Të gjithë e dimë se në kohë krize ekonomike çdo denar vlen. Dhe çdo ndryshim në treg ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë – në bukën që blejmë, vajin, sheqerin apo produktet higjienike. Prandaj, si ministri e Ekonomisë dhe Punës, që nga dita e parë jemi përkushtuar të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve dhe të garantojmë stabilitetin e çmimeve”, ka thënë Durmishi.

Sipas tij të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej 0.6%.

“Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, inflacioni është 2.6%, çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara, vetëm 0,3% rritje vjetore dhe një rënie prej 1,3% krahasuar me dhjetorin 2024”, tha ai.

Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu.

Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, tha ai monitorojmë dinamikën e çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën - ne do të reagojmë menjëherë.

“Mund ta zgjerojmë listën e produkteve me çmime të kufizuara; të vendosim marzhe për të gjitha produktet, ose të risim kufizimet ekzistuese, thuhet në kumtesën e MEP-së.

Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me përgjegjësi, vendosmëri dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të siguruar një treg korrekt dhe të qëndrueshëm për të gjithë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR