• e hënë, 23 dhjetor 2024

Duma ruse e ratifikoi marrëveshjen e partneritetit me Korenë e Veriut

Duma ruse e ratifikoi marrëveshjen e partneritetit me Korenë e Veriut

 Moskë, 24 tetor 2024 (MIA) - Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Duma Shtetërore, sot e ratifikoi marrëveshjen e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut.

 Sipas dokumentit, nëse njëra nga palët i nënshtrohet një sulmi të armatosur, tjetra do të ofrojë menjëherë ndihmë ushtarake dhe ndihmë  tjetër.

 Presidenti rus Vladimir Putini dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un e nënshkruan paktin gjatë vizitës së Putinit në Phenian në qershor.

 Rusia dhe Koreja e Veriut kanë forcuar bashkëpunimin që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Ukraina kanë thënë se po përgatiten të vendosin trupa të Koresë së Veriut për të mbështetur palën ruse.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR