• e hënë, 23 dhjetor 2024

Duma ruse do të diskutojë për ndalesën e testeve bërthamore

Duma ruse do të diskutojë për ndalesën e testeve bërthamore

Moskë, 9 tetor 2023 (MIA)- Pasi Kremlini javën e kaluar tha se mund të mendojë për revokimin e ratifikimit të Marrëveshjes për ndalesën e përgjithshme të testeve bërthamore, Këshilli i Dumës ruse do të mblidhet sot që të bisedojë për këtë çështje.

Javën e kaluar Moska sinjalizoi se mund të tërhiqet nga marrëveshja, duke vënë në dukje se SHBA-ja e ka nënshkruar marrëveshjen, por nuk e ka ratifikuar - duke nxitur më tej shqetësimet se Moska mund të vazhdojë testet bërthamore.                

Me revokimin e ratifikimit, SHBA-ja thotë se Moska dëshiron ta rrisë trysninë ndaj Uashingtonit dhe aleatëve të tij për ta ndalur dërgimin e armëve dhe ndihmave të tjera për Ukrainën.

Marrëveshja u nënshkrua nga 187 vende dhe u ratifikua nga 178, por nuk mund të hyj në fuqi deri sa tetë vende konkrete nuk e nënshkruajnë dhe ratifikojnë të njëjtën. Kina, Egjipti, Irani dhe Izraeli e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar. Koreja e Veriut, India dhe Pakistani poashtu nuk e kanë nënshkruar.                                                                                                                    

Edhe pse SHBA-ja e ka nënshkruar, por nuk e ka ratifikuar marrëveshjen, ata respektojnë moratoriumin e testeve të armëve bërthamore që nga viti 1992 dhe thonë se nuk kanë plane të heqin dorë.

Të enjten, presidenti rus Vlladimir Putin e theksoi mundësinë e vazhdimit të testimit bërthamor duke ngritur shqetësime për një garë të re të armëve bërthamore midis Rusisë, SHBA-së dhe Kinës. ms/                                                                                            

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR