• e shtunë, 06 korrik 2024

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në disa akse rrugore të vendit

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në disa akse rrugore të vendit

Shkup, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm në kushte dimri, nëpër disa rrugë të lagështa.

-Zvogëlim i dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Shkup - Kumanovë, Shkup - Veles dhe Veles - Negotinë, nga 70 - 100 metra në rrugën Negotinë - Demir Kapi dhe deri në 100 metra në rrugën Prilep - Makedonski Brod - Kërçovë, njoftojnë sot në mëngjes nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Përgjatë grykave janë të mundshme rrëshqitje më të vogla dheu, të cilat rregullisht pastrohen nga ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR