• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dukshëm reduktohet shpyllëzimi në Amazonë

Dukshëm reduktohet shpyllëzimi në Amazonë

Brazilia, 7 korrik 2023 (MIA) - Shpyllëzimi në Amazonën braziliane ra me për 34 për qind në gjysmën e parë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake të qeverisë mbrëmë, duke arritur nivelin më të ulët në katër vitet e fundit, pasi presidenti Luis Inasio Lula da Silva filloi politika më të ashpra ekologjike. 

Të dhënat nga agjencia kombëtare braziliane e hapësirës INPE tregojnë se në rajon për gjysmë viti janë “pastruar” 2649 kilometra katrorë, më së paku që nga viti 2019. 

"Është shumë pozitive, por kemi ende një nivel shumë të lartë të shpyllëzimit", tha Daniel Silva, analist në organizatën jofitimprurëse  VVF Brazil (WWF Brasil). 

Ministrja e Mjedisit të Jetesës Marina Silva theksoi se po bëhen përpjekje që plani kundër shpyllëzimit tashmë në hov të plotë.

 “Ky është rezultat i përpjekjeve tona urgjente”, tha Silva.

Lula mori detyrën në janar, duke premtuar t'i japë fund shpyllëzimit deri në vitin 2030. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR