Duka i madh Gijom e dha betimin si sundimtari i ri i Luksemburgut
- Duka i madh Gijom sot e dha betimin dhe u ulë në fronin e Luksemburgut në ceremoninë tradicionale në Parlament ku mori pjesë famiëja mbretërore dhe shefat e disa shteteve evropiane.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:55, 3 tetor, 2025
Luksemburg, 3 tetor 2025 (MIA) - Duka i madh Gijom sot e dha betimin dhe u ulë në fronin e Luksemburgut në ceremoninë tradicionale në Parlament ku mori pjesë famiëja mbretërore dhe shefat e disa shteteve evropiane.
"Do ta jetoj jetën e popullit tim, nga i cili nuk dua të më ndajë asnjë pengesë. Do t'i ndaj gëzimet dhe vuajtjet e tyre", tha Gijom në fjalimin e tij të parë si sundimtar, duke e cituar fjalimin e vitit 1919 të Dukeshës së madhe Sharlotë, një prej paraardhësve të tij.
"Simbol i parimeve të lirisë dhe unitetit të konfirmuara në Kushtetutën tonë, monarkia mbeti - atëherë si dhe tani - pikë e vazhdueshme referimi dhe mbështetje e fuqishme në kohë krize", tha Gijom, i cili e dha betimin para Kushtetutës së Luksemburgut para 60 deputetëve.
Duka i madh Gijom (43) e mori funksionin nga babai i tij Anri (70), i cili abdikoi në dobi të tij pasi që 25 vite shërbeu në rol mjaft simbolik si sundimtar i kësaj principate të vogël në qendër të Evropës.

Si edhe babai i tij Anri, Gijom u shkollua në Francë, Zvicër dhe Akademinë ushtarake britanike Sandherst, ndërsa më pas punoi për ndërmarrje belge, gjermane dhe spanjolle.
Me të në ceremoni ishin gruaja e tij, dukesha Stefani nga Lanoj, e lindur në Belgjikë, dhe djemtë, princi Çarlls (5) dhe princi Fransoa (2).
Gijom është duka i madh i shtatë i Luksemburgut prej vitit 1890, kur u vendosë monarkia moderne.
Në ceremoni morën pjesë familjet mbretërore të Holandës dhe Belgjikës, ndërsa Duka i madh i ri do të jetë nikoqir i mbrëmjes gala për mysafirët, mes të cilëve janë edhe presidentët e Francës dhe Gjermanisë, Emanuel Makron dhe Frank Valter Shtajnmajer.

Gjatë fundjavës, Gijom do të kryejë një shëtitje rituale në vendin e tij dhe do ta përfundojpë me meshë me arqipeshkvin Zhan-Klod Olerih në katedralen katolike Notër Dam në Luksemburg.
Solemnitetet me rastin e kurorëzimit janë planifikaur në mbarë vendin deri të dielën.
Luksemburgu është demokraci parlamentare me Dukë të madh si shef i shtetit, ngjashëm me Britaninë e Madhe dhe beljikën. Ka rreth 700.000 banorë dhe është principata e fundit e mbetur e madhe në botë.
Luksemburgu është një prej vendeve më të vogla të Bashkimit Evropian dhe më i pasuri sipas BPV-së për kokë banori, ai është financiarisht i fuqishëm dhe seli e institucioneve të rëndësishme të BE-së, si Gjykata evropiane e drejtësisë dhe Banka evropiane investuese. Luksemburgu, gjithashtu, është seli e shumë bankave të vendeve nga eurozona, kompanive për risigurim dhe menaxherë të hexh fondeve dhe tregjeve të parave. ab/
foto:ЕPА