• e hënë, 23 dhjetor 2024

Duda: Vendimi i SHBA-së për përdorimin e armëve për sulmet ukrainase në thellësi të Rusisë mund të jetë vendimtar për luftën

Duda: Vendimi i SHBA-së për përdorimin e armëve për sulmet ukrainase në thellësi të Rusisë mund të jetë vendimtar për luftën

Varshavë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda sot tha se vendimi i presidentit amerikan Xho Bajden, t'i lejojë Ukrainës të përdorë armë të prodhuara në SHBA për të sulmuar thellë në territorin rus, me siguri do të jetë një moment vendimtar në luftën ndërmjet dy fqinjve, transmetojnë mediat britanike.

"Ky vendim ishte shumë i domosdoshëm. Rusia sheh se Ukraina gëzon mbështetje të fortë dhe se qëndrimi i Perëndimit është i palëkundur dhe vendimtar", tha Duda.

Presidenti polak theksoi se "kjo është shumë e rëndësishme" dhe se është një moment "potencalisht vendimtar në këtë luftë". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR