• e hënë, 23 dhjetor 2024

Duda pohon se Rusia po zhvendosë armë bërthamore në Bjellorusi

Duda pohon se Rusia po zhvendosë armë bërthamore në Bjellorusi

varshavë, 22 gusht 2023 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda sot deklaroi se Rusia tashmë është në proces të bartjes së armëve bërthamore me rreze të shkurtë veprimi në Bjellorusinë fqinje.

Edhe presidenti rus, Vlladimir putin dhe kolegu i tij bjellorus, Aleksandar Llukashenko muajin e kaluar deklaruan se Moska tashmë i ka dërguar një pjesë tëarmatimit të vet taktik bërrthamor në Bjellorusi, pasi që në mars i kumtuan planet e veta.

SHBA-ja dhe NATO-ja atëherë nuk e konfirmuan hapin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg e dënoi rertorikën e Moskës si "të rrezikshme dhe të pamenduar", por në korrik tha se Aleanca nuk ka vërejtur kurfarë ndryshimi në qëndrimin bërthamor të Rusisë.

Armatimi taktik bërthamor është dedikuar për përdorim në fushë betejë dhe ka rreze të shkurtë veprimi në krahasim me armatimin shumë më të fuqishëm bërthamor të vendosur në predha me rreze të gjatë veprimi. Rusia kumtoi se do ta mbajë kontrollin ndaj armëve bërthamore që e dërgon në Bjellorusi.

Llukashenko tha se sistemimi i armëve bërthamore ruse në vendin e tij ka për qëllim ta kthejë agresionin nga Polonia, anëtare e NATO-s, edhe pse Varshava nuk dërgoi kurfarë kërcënime. Polonia i jep Ukrainës fqinje mbështetje humanitare dhe politike në luftën e saj kundër invazionit rus dhe merr pjesë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Presideti polak e komentoi këtë situatë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin portugez Marselo Rebelo de Souza.

Duda nuk theksoi hollësi, por tha se kjo "dukshëm e ndryshon arkitekturën e sigurisë në pjesën tonë të Evropës. E ndryshin arkitekturën e sigurisë në fqinjësinë tonë, por edhe në krahun lindor të NATO-s". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR