• e diel, 22 dhjetor 2024

Duda pas vizitës në Kiev: Polonia dhe Lituania do të bëjnë gjithçka që Ukraina sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s

Duda pas vizitës në Kiev: Polonia dhe Lituania do të bëjnë gjithçka që Ukraina sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s

Kiev, 28 qershor 2023 (MIA) - Polonia dhe Lituania do të bëjnë gjithçka që Ukraina sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s, deklaroi sot presidenti polak Andzhej Duda gjatë vizitës në Kiev.

"Do ta bëjmë atë sa më shpejt të jetë e mundur", tha presidenti polak në konferencën e përbashkët për shtyp, njoftojnë mediat britanike.

Ai shtoi se të dy vendet po përpiqen vendimet që do të merren në samitin e NATO-s në korrik "qartë të tregojnë perspektivën e anëtarësimit".

“Po zhvillojmë diskutime mbi këtë çështje me aleatët tanë”, ka thënë Duda.

Më herët sot, presidenti polak dhe homologu i tij lituanez, Gitanas Nauseda arritën në Kiev ku u takuan me presidentin ukrainas Volodimir ZelenskI.

ZelenskI dje deklaroi se dëshiron që NATO t'i dërgojë Ukrainës "ftesë politike" për anëtarësim në samitin e Aleancës më 11 dhe 12 korrik në Lituani.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR