• e hënë, 23 dhjetor 2024

Duda: Deklaratat e Moravjeckit për ndërprerjen e dërgimit të armëve në Ukrainë janë nxjerrë nga konteksti

Duda: Deklaratat e Moravjeckit për ndërprerjen e dërgimit të armëve në Ukrainë janë nxjerrë nga konteksti

Varshavë, 22 shtator 2023 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda deklaroi se mediat "në mënyrën më të keqe të mundshme kanë intepretuar fjalët e kryeministrit polak Mateush Moravjecki për ndalimin e dërgimit të armëve në Ukrainë".

"Sipas mendimit tim, kryeministri tha si më poshtë: Nuk do t'i transferojmë armët e reja që po blejmë tani për të modernizuar ushtrinë polake në Ukrainë", tha Duda, duke shtuar se si shef i shtetit nuk beson se Polonia mund të dorëzojë armët e reja të blera për "miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë polake dhe sigurinë polake" askujt. 

Ai theksoi se Polonia ka marrëveshje për të furnizuar Ukrainën me obus vetëlëvizës Krab, si dhe me municion dhe automjete inxhinierike luftarake. Duda lejoi mundësinë që Polonia në të ardhmen të mund të transferojë armët e vjetra në Ukrainë.

Moravjecki para dy ditësh deklaroi se Polonia nuk po furnizon më armë Ukrainën, por fokusohet në armatosjen e ushtrisë së saj. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR