Dubai mbetet destinacioni i preferuar për turistët e huaj - vizitë rekord në vitin 2025
- Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Ekonomisë dhe Turizmit të Dubait, fushatat e mëdha marketingu, ngjarjet dhe partneritetet strategjike kanë kontribuar që Dubai të vizitohet nga 19.59 milion turistë të huaj në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej pesë për qind krahasuar me vitin 2024, kur e vizituan 18.72 milion persona nga e gjithë bota.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:33, 11 shkurt, 2026
Dubai, 11 shkurt 2026 (MIA) - Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Ekonomisë dhe Turizmit të Dubait, fushatat e mëdha marketingu, ngjarjet dhe partneritetet strategjike kanë kontribuar që Dubai të vizitohet nga 19.59 milion turistë të huaj në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej pesë për qind krahasuar me vitin 2024, kur e vizituan 18.72 milion persona nga e gjithë bota.
Vetëm në dhjetor Dubai është vizituar nga më shumë se dy milion turistë.
Sipas sheikut Hamdan bin Mohamed bin Rashid al Maktum, trashëgimtar i fronit të Dubait dhe kryetar i Këshillit ekzekutiv të Dubait, ky përmirësim i konsiderueshëm i turizmit i atribuohet strategjisë së mirë, si dhe ambicieve ekonomike të Emiratit.
Me avancimin e mëtejshëm të infrastrukturës së jashtëzakonshme të qytetit dhe ndërtimin e partneriteteve të forta ndërkombëtare, Dubai do të vazhdojë të jetë një nga destinacionet më të dëshiruara në botë. Me bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira, jemi të përqendruar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve turistike përmes inovacioneve të reja, deklaroi Al Maktum.
Duke marrë parasysh programin ekonomik të qytetit, sektoiri turistik është një nga motorët më të rëndësishëm të diversifikimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme. Ne jemi të fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të integruar turistik të Dubait, me qëllim që ai të mbetet një destinacion udhëheqës botëror për biznes, pushime dhe një nga qytetet më të bukura për të jetuar, punuar dhe vizituar, shtoi ai. qa/
Foto: Jutjub - printskrin