"Druzhba" përsëri aktive: Hungaria rifillon furnizimet me naftë
- Furnizimet e naftës përmes tubacionit rus "Druzhba" për Hungarinë janë rikthyer pas një sulmi me dronë ukrainas në një stacion transformatorësh në objekt, njoftoi qeveria hungareze, transmeton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:43, 20 gusht, 2025
Budapest, 20 gusht 2025 (MIA) - Furnizimet e naftës përmes tubacionit rus "Druzhba" për Hungarinë janë rikthyer pas një sulmi me dronë ukrainas në një stacion transformatorësh në objekt, njoftoi qeveria hungareze, transmeton DPA.
Будимпешта, 20 август 2025 (МИА) – Доставите на нафта преку рускиот цевковод „Дружба“ за Унгарија се обновени по нападот со украински дронови врз трансформаторска станица на објектот, соопшти унгарската влада, пренесува ДПА.
"Furnizimet e naftës përmes "Druzhba" janë rikthyer pas sulmit ukrainas para dy ditësh", njoftoi ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto në rrjetin spcial "Iks".
Ai e falenderoi zëvendës-ministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin për riparimin e shpejtë të dëmeve. "Presim që Ukraina të mos e sulmojë përsëri këtë tubacion të rëndësishëm nafte. Kjo nuk është lufta jonë, Hungaria duhet të mbetet jashtë prej saj", theksoi Sijarto.
Tubacioni "Druzhba", i cili ndodhet rreth 320 kilometra nga kufiri ukrainas, siguron naftë për Hungarinë dhe Sllovakinë. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s