• e premte, 05 dhjetor 2025

Dronët e çrregulluan komunikacionin ajror në Kopenhagë dhe Osllo

Dronët e çrregulluan komunikacionin ajror në Kopenhagë dhe Osllo

Kopenhagë, 23 shtator 2025 (MIA) - Komunikacioni ajror në aeroportin në Kopenhagë u ndërpre përkohësisht pasi që u vërejtën dronë në afërsi të pistës, kumtoi mbrëmë policia në Kopenhagë.

Aeroporti u mbyll për një kohë të shkurtë për fluturime dhe aterime, transmetoi DPA.

"Aeroporti në Kopenhagë sërish u hap pasi që ishte mbyllur për shkak të aktivitetit të dronëve", kumtoi aeroporti Kastrup herët në mëngjes.

"Megjithatë, do të ketë vonesa dhe disa fluturime të anuluara. Udhëtarët këshillohen të konsultohen me kompaninë e vet ajrore për më shumë informata", shtohet në njoftim.

Ndërkohë, aeroporti në kryeqytetin e Norvegjisë, Osllo, gjithashtu ishte mbyllur pasi që u vërejtën dronë, transmetoi sot në mëngjes radiodifuzeri norvegjez NRK. Sipas operatorit Avinor, edhe aeroporti edhe hapësira ajrore mbi Osllo ishin mbyllur. Fluturimet drejt aeroportit janë rikahëzuar, deklaroi zëdhënësja e aeroportit.

Aeroporti Kastrup në Kopenhagë është një prej më të mëdhenjve në Skandinavi, së bashku me Arlanda në Stokholm dhe Gardermoen në Osllo.

Disa fluturime që është dashur të ngriten apo ulen në Kopenhagë ishin anuluar, prolonguar apo rikahëzuar drejt aeroporteve të tjera, përfshirë edhe Bilundin, qytet i vogël në perëndim të Kopenhagës, dhe Geteborgut në Suedi.

Shkaku për aktivitetin e dronëve mbetet i panjohur. Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pas sulmit kibernetik ndaj në TI-servis provajderit, i cili e çrregulloi punën e disa aeroporteve evropiane, mes të cilëve në Berlin, Bruksel, Hithroi në Londër dhe në Dablin. ab/

Foto: Kastrup në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR