Dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore polake - Polakët i rrëzuan
- Ushtria polake njoftoi herët këtë mëngjes se kishte rrëzuar dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës fqinje.
- Post By Sara Ademi
- 07:57, 10 shtator, 2025
Varshavë, 10 shtator 2025 (MIA) - Ushtria polake njoftoi herët këtë mëngjes se kishte rrëzuar dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës fqinje.
"Armët janë vendosur dhe shërbimet po punojnë në mënyrë aktive për të gjetur objektet e rrëzuara", njoftoi Komanda Operacionale Polake.
Nga atje shtuan se në vijim është një operacion ushtarak dhe u bënë thirrje banorëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.
Polonia është anëtare e NATO-s, një pakt mbrojtës transatlantik në të cilin merr pjesë SHBA, e cila zbaton parimin se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.

"Sonte ishte shumë gjallëri në Poloni - për shkak të hyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, aeroplanë luftarakë polakë dhe të aleatëve u ngritën në ajër. Në kohë reale, mund të ndiqej trajektorja e furnizimit me karburant e tankerëve, aeroplanëve të paralajmërimit të hershëm dhe madje edhe të F-35. Pa u ankuar askush, "por armiku do të shohë gjithçka", shkroi analisti ushtarak Igor Tabak në Fejsbuk.
Si masë parandaluese, aeroporti Zheshov, një qendër kyçe logjistike për furnizimin me armë të Ukrainës fqinje, u mbyll menjëherë.
⚡️ Russian drones attack Poland
— NEXTA (@nexta_tv) September 9, 2025
Shaheds have crossed the border and are moving towards Polish cities, monitoring groups report.
▪️ Rzeszów airport — the main hub for arms supplies to Ukraine — has been urgently closed.
▪️ Polish Air Force scrambled, air defense active.… pic.twitter.com/7KkiolgKru
Katër aeroporte u mbyllën përkohësisht, përfshirë aeroportin kryesor Shopen në Varshavë dhe aeroportin Zheshov-Jasionka, një qendër për transferimin e pasagjerëve dhe armëve në Ukrainë.
Pamjet e aeroplanëve luftarakë në veprim mbërrijnë nga Polonia. sa/
foto: X
#Poland is under #Russian drone attack.
— Oleks Taran (@ollleks) September 10, 2025
Multiple drones have been reportedly shot down by Polish air-defense with NATO partners.
Currently Shahed drones can be heard flying over #Warsaw and #Krakow
AMERICA MUST RESPOND NOW! HR2548 S1241 Sanction Russia Now! @StateDept @POTUS pic.twitter.com/pytVwmW1ac