• e premte, 05 dhjetor 2025

Dronë rusë godasin Harkovin - dy të vdekur, 37 të lënduar

Dronë rusë godasin Harkovin - dy të vdekur, 37 të lënduar

Kiev, 11 qershor 2025 (MIA) – Dy persona u vranë, ndërsa të paktën 37 persona u lënduan, në mesin e të cilëve edhe pesë fëmijë, gjatë një sulmi rus të natës me dronë ndaj qytetit ukrainas Harkov, njoftoi kryetari Igor Terehov. 

Sulmet ndodhën vetëm një ditë pas goditjeve të ngjashme ndaj Kievit dhe Odesës, në të cilat u vranë tre persona. Harkovi, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë dhe që shtrihet më pak se 50 kilometra nga kufiri me Rusinë, i nënshtrohet sulmeve të shpeshta masive në ditët e fundit. 

“Janë kryer 17 goditje me dronë në dy rajone të qytetit”, njoftoi Terehov. Sipas prokurorisë lokale, cak i sulmeve ishin kryesisht ndërtesa banimi, ndërsa ishin përdorur dronë “Geran-2”, versioni rus i “Shahed”-it iranian. 

Harkovi tashmë e përjetoi “ofensivën më të fuqishme ajrore nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit 2022”, kur të shtunën ishin regjistruar rreth 50 shpërthime. fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR