• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtoria doganore: Janë sekuestruar 120 kilogramë duhan dhe 19 mijë copë cigare

Drejtoria doganore: Janë sekuestruar 120 kilogramë duhan dhe 19 mijë copë cigare

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Në një aksion të koordinuar të Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë doganore dhe Njësitit për krim ekonomik pranë Sektorikt për krim polici në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot në Tetovë tek një person janë gjetur dhe sekuesruar 120 kilogramë duhan i prerë dhe 19.000 copë cigare pa pulla akcize.

Me këtë, siç informojnë nga Drejtoria doganore, është parandaluar tentativa për lëshim në qarkullim të pullës akcizë, për të cilën është evituar pagesa e të dhënave akcize.

Malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa nga ana e Drejtorisë doganore kundër këtij personi do të ngrihet kallëzim penal deri te Prokuroria kompetente themelore publike. mb/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR