Drejtori i OBSH-së i ka bërë thirrje Izraelit t'i ndalë sumet ndaj spitaleve në Gazë
- Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus sot i ka bërë thirrje Izraelit që t'i ndalë sulmet ndaj institucioneve shëndetësore në Rripin e Gazës, pasi në mëngjes në një sulm ndaj spitalit Naser, janë vrarë 20 persona.
- Post By Besnik Shuki
- 21:31, 25 gusht, 2025
Gjenevë, 25 gusht 2025 (MIA) - Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus sot i ka bërë thirrje Izraelit që t'i ndalë sulmet ndaj institucioneve shëndetësore në Rripin e Gazës, pasi në mëngjes në një sulm ndaj spitalit Naser, janë vrarë 20 persona.
"Derisa njerëzit vuajnë nga uria, qasja e tyre tanimë e kufizuar në mbrojtjen shëndetësore është në mënyrë shtesë e vështirësuar nga sulmet e përsëritura", ka shkruar ai në X.
Gebrejesus ka bërë thirrje që urgjentisht të ndalen sulmet ndaj spitaleve dhe për armëpushim, duke shtuar se OBSH ka marrë raporte se në sulmin janë plagosur 50 persona, duke përfshirë edhe pacientë, të cilët edhe para sulmit kanë qenë në gjendje të rëndë. bsh/
Foto: Gebrejesus në X