• e premte, 05 dhjetor 2025

Drejtori i FBI-së konfirmon se po hulumtojnë mundësinë për bashkëpunim në vrasjen e Kirkut

Drejtori i FBI-së konfirmon se po hulumtojnë mundësinë për bashkëpunim në vrasjen e Kirkut

Uashington, 22 shtator 2025 (MIA) - Drejtori i byrosë federale të hulumtimeve amerikane (FBI), Kash Patel, deklaroi se FBI-ja po heton çdo gjurmë që lidhet me vrasjen e Çarli Kirkut, duke përfshirë dhe mundësinë për bashkëpunim. 

"Me themel po i hulumtojmë të gjitha teoritë dhe pyetjet, duke përfshirë lokacionin prej të cilit është shkrepur plumbi, mundësinë e bashkëpunimit, rrëfimin nëpërmjet mesazhit dhe bisedat e lidhura me të", tha Patel në një publikim në rrjetin social Iks, transmetoi Ej-Bi-Si Njuz (ABC News). 

Drejtori i FBI-së shtoi se po hulumtojnë mesazhet në platformën Discord, këndin e të shtënave, mënyrën se si është transportuar arma, si dhe vizitorët në banesën e të dyshuarit për vrasjen në orët dhe ditët para 10 shtatorit. 

"E gjithë FBI-ja vajton humbjen e Çarli Kirkut. Nuk do të ndalemi derisa të përmbushet drejtësia në vend, ndërsa hulumtimi për këtë vrasje do të vazhdojë derisa të marrë përgjigje për çdo pyetje", përfundoi Patel. 

Patel parashtroi pretendime të ngjashme gjatë dy ditëve të seancave dëgjimore në Dhomën e përfaqësuesve dhe Senatit javën e kaluar. 

Platforma e onlajn komunikimit Discord ka konfirmuar se Tejlor Robinson, i dyshuari për vrasjen e Kirkut, gjoja ka publikuar mesazhe deri te grupi i miqve të tij në platformë dy orë para arrestimit të tij, duke i informuar ata se kishte "lajme të këqija" për ta. 

Patel, gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan, shtoi se ka "shumë më shumë se 20 persona të lidhur me Robinsonin në Discord, ndërsa FBI po i gjurmon të gjithë". 

Tajler Robinson, 22 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e Kirkut më 10 shtator. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR