Drejtoresha e UNICEF-it lëndohet në një aksident rrugës për në Gaza
- Drejtoresha ekezekutive e UNICEF-it, Ketrin Rasel u lëndua sot në një aksident në Egjipt rrugës për në Rripin e Gazës, për shkak të së cilës është dashur ta anulojë vizitën për në Izrael, kumtoi UNICEF-i.
- Post By Sara Ademi
- 21:11, 15 nëntor, 2023
Kajro, 15 nëntor 2023 (MIA) - Drejtoresha ekezekutive e UNICEF-it, Ketrin Rasel u lëndua sot në një aksident në Egjipt rrugës për në Rripin e Gazës, për shkak të së cilës është dashur ta anulojë vizitën për në Izrael, kumtoi UNICEF-i.
"Rrugës për në Rafah, besojmë se ata u përpoqën të shmangnin një vrimë të madhe, për shkak të së cilës automjeti kaloi në një kanal të thellë dhe u përmbys", tha zëdhënësi i UNICEF-it, Kertis Kuper.
Ai shtoi se Rasel ishte lënduar, por se lëndimet e saj nuk konsideroheshin serioze. Megjithatë, ajo ka nevojë për kujdes shtesë, për këtë arsye e shtyu pjesën tjetër të vizitës së saj në rajon. sa/
Foto: X