• e premte, 05 dhjetor 2025

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Hyseni në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rute në Bruksel

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Hyseni në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rute në Bruksel

Tiranë, 25 shtator 2025 (MIA) - Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) Vlora Hyseni, në Bruksel realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të NATO-s, Mark Rute.

"Në takim u bë fjalë për rëndësinë nga rritja e këmbimit të ndërsjellë dhe përforcimit të bashkëpunimit mes agjencive të vendeve-partnere, në kuadër të sigurisë kolektive, në kohë kur Aleanca po ballafaqohet me sfida të shumta gjeopolitike dhe kërcënime të natyrës hibride dhe taktike", njoftoi SHISH.

Po ashtu shtohet se Rute ka shprehur lëvdata për rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe kontributit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përforcimin e bashkëpunimit në sferën e zbulimit dhe sigurisë.

Nga ana e saj, Hyseni e theksoi përkushtimin e institucionit me të cilin udhëheq, për përkrahje të misionit të Aleancës, duke theksuar rëndësinë e këmbimit të informatave dhe koordinimit mes agjencive partnere, si pjesë e përgjegjësive që Shqipëria i ka ndërmarrë si vend-anëtar të NATO-s nga viti 2009. 

Takimi u zhvillua në një moment delikat për sigurinë euroatlantike, ku pritet intensifikimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe agjencive të inteligjencës së vendeve anëtare për të parandaluar dhe adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar, kumtoi SHISH. bsh/

Foto: SHISH

QËNDRONI TË LIDHUR