• e premte, 14 mars 2025

"Drejtësia evropiane": Ukraina në Xheda i tregoi linjat e kuqe - nuk tërhiqet nga anëtarësimi në NATO

Kiev, 14 mars 2025 (MIA) - Në mbledhjen me delegacionin amerikan në qytetin saudit Xheda, Ukraina qartë bëri të ditur se nuk do të pajtohet që të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO si pjesë e marrëveshjes së mundshme të paqes me Rusinë, shkruan gazeta ukrainase "Drejtësia evropiane", duke iu referuar burimeve të paidentifikuar. 

Burimi i njohur me negociatorët ka deklaruar se qëllimi i takimit nuk ishte finalizimi i një marrëveshjeje më të gjerë, ndërsa pala ukrainase i ka njoftuar partnerët amerikan për linjat e saj të kuqe. 

Burimi thekson se janë shqyrtuar edhe qëndrime të tjera ukrainase për negociatat e ardhshme.

"Ekzistojnë linja të të kuqe për Ukrainën, përfshirë edhe faktin se nuk mund të ketë kufizime për madhësinë dhe shtrirjen e forcave të armatosura, si dhe ndalesë për pjesëmarrje të Ukrainës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n", tha burimi, duke shtuar se çështjen e anëtarësimit në Aleancë e ka përmendur edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jerman, i cili tregoi se Rusia nuk guxon të ketë të drejtën e vetos për këtë. 

Në mbledhjen e delegacionit ukrainas dhe amerikan në Xheda të martën, Ukraina njoftoi se pranon armëpushim 30-të ditor, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin tha se pajtohet me propozimin, por se "ekzistojnë nuanca". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR