• e shtunë, 28 shtator 2024

Dramë e pengjeve në Berlin - rrëmbyesi vrau veten, pengu shpëtoi

Dramë e pengjeve në Berlin - rrëmbyesi vrau veten, pengu shpëtoi

Berlin, 25 prill 2023 (MIA) - Forcat speciale gjermane në orët e hershme të mëngjesit hynë në një dyqan në lagjen Sheneberg të Berlinit dhe e përfunduan krizën e pengjeve që filloi dje pasdite, kumtoi policia në Tuiter, raportoi DPA.

Rrëmbyesi vrau veten, ndërsa pengu i tij nuk është i lënduar, kumtoi policia.

Siç raporton DPA, pengu i cili u mbajt i burgosur për orë të tëra është dërguar në ambulancë.

Paraprakisht një grua u shpëtua "nga zona e rrezikshme", kumtoi policia. Ajo ishte me lëndime të lehta.

Forcat speciale bastisjen në dyqan e filluan në orën 2:30 të mëngjesit.

Thirrja për një grabitje dyqani erdhi fillimisht rreth orës 17:30 të ditës së djeshme dhe menjëherë shkaktoi një operacion të madh policor jo shumë larg Vitenbergplac, një shesh në lagjen luksoze në perëndim të qendrës së qytetit, ku ndodhen dyqane të mëdha.

Kjo pjesë e populluar e qytetit ishte e rrethuar dhe e paarritshme për orë të tëra më pas. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR