• e shtunë, 06 korrik 2024

DPHM: Nga nesër rritje graduale e temperaturave, të enjten do të arrijë deri në 37 gradë

DPHM: Nga nesër rritje graduale e temperaturave, të enjten do të arrijë deri në 37 gradë

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Pason periudhë e motit kryesisht stabil me erë të mesatare herë pas here të përforcuar veriore. Të martën dhe të mërkurën do të ketë kushte për jostabilitet lokal me reshje afatshkurtra të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Temperatura do të jetë në rritje graduale, ndërsa të enjten do të arrijë deri në 37 gradë Celsius, paralajmërojnë ngta Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Siç thonë, moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në drejtim të Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë nga 9 deri në 33 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 30 gradë Celsius.

Për të dielën temperatura është paralajmëruar në intervalin nga 10 deri në 34 gradë, për të hënën nga 10 deri në 35, të martën nga 11 deri në 35, të mërkurën nga 12 deri në 36 dhe të enjten nga 13 deri në 37 gradë celcius. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR