DPA: Kancelari gjerman Fridrih Merc të mërkurën në video konsultime me Trampin dhe Zelenski para takimit në Alaskë
- Kancelari gjerman Fridrih Merc planifikon të mërkurën të konsultohet me presidentin amerikan Donald Tramp, presidentin ukrainas Volodimir Zelenskui dhe liderët evropianë në lidhje me luftën në Ukrainë, njoftoi sot qeveria në Berlin.
Berlin, 11 gusht 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc planifikon të mërkurën të konsultohet me presidentin amerikan Donald Tramp, presidentin ukrainas Volodimir Zelenskui dhe liderët evropianë në lidhje me luftën në Ukrainë, njoftoi sot qeveria në Berlin.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane për DPA-në deklaroi se konsultimet do të mbahen përmes videokonferencës.
Bisedimet duhet të zhvillohen përpara takimit të planifikuar të Trampit me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Alaska për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Përpara konsultimeve me Trampin dhe nënpresidentin e SHBA-së, Xhej Di Vens, është planifikuar një takim virtual midis Mercit, Zelenskit dhe liderëve të Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Polonisë dhe Finlandës”, tha zëdhënësi.
Pritet që kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute t'i bashkohen lidhjes konferenciale. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s