• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dorëheqje edhe e ministrave britanikë të Transportit dhe Mjedisit të Jetesës

Dorëheqje edhe e ministrave britanikë të Transportit dhe Mjedisit të Jetesës

Londër, 13 nëntor 2023 (MIA) - Ministri britanik i Transportit, Xhesi Norman dhe ministrja e Mjedisit Jetësor, Tereza Kofi, sot kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e Kabinetit të kryeministrit Rushi Sunak. 

Kryeministri britanik sot ka kryer disa riorganizime dhe një mini rindërtim të kabinetit, duke zëvendësuar ministren e Punëve të Brendshme, Suela Braverman, me shefin e deritanishëm të diplomacisë, Xhejms Kleverli, dhe jo duke e zëvendësuar me ish-kryeministrin Dejvid Kameron.

 Ministri Norman, e shftarëzuar lëvizjen e kryeministrit me rikonstruksionin, duke deklaruar se vendimin për t'u larguar nga dikasteri e ka marrë “disa muaj më parë”.

"Ishte një nder i madh të shërbej në dy qeveri radhazi që nga viti 2016. Faleminderit për udhëheqjen e qetë dhe të përqendruar që kam dëshmuar gjatë vitit të kaluar”, deklaroi Norman, raporton "Gardian".

Disa orë më vonë dorëheqjen e saj e konfirmoi edhe ministrja e Mjedisit Jetësor. 

 "Besoj se tani është koha e duhur që unë të largohem nga qeveria," shkroi Tereza Kofi në një letër drejtuar Sunak të lëshuar nga zyra e saj, raportuar nga mediat britanike.

Kofi ka mbajtur më parë disa poste ministrore në Qeverinë britanike, duke përfshirë ministrin e Shëndetësisë, Punës dhe Pensioneve, ndërsa ishte gjithashtu zëvendëskryeministër në kohën e kryeministres Liz Tras, paraardhëse e Sunakut në  Dauning strit 10.

Në një letër përgjigjeje drejtuar Kofit, Sunaku e falënderoi atë për "shërbimin e saj të përkushtuar".

"Ju ishit një forcë shtytëse në punën e gjithë qeverisë për të mbështetur bujqësinë dhe për të marrë masa për mbrojtjen e prodhimit ushqimor në vend”, ka thënë Sunaku në letrën falënderimi drejtuar ministres Kofi. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR