• e hënë, 23 dhjetor 2024

Donev: Bullgaria nuk ka qenë kurrë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut

Donev: Bullgaria nuk ka qenë kurrë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut

Sofje, 6 shkurt 2023 (MIA) - Bullgaria nuk ka qenë kurrë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha kryeministri bullgar Galab Donev në një konferencë shtypi mbi ngjarjet në kufirin bullgaro-maqedonas më 4 shkurt dhe tensionin e shtuar mes dy vendeve në javët e fundit. 

Donev, siç raportojnë mediat bullgare, kujtoi reagimin e shtetit bullgar në vitet 1990 kur Federata Jugosllave u shpërbë dhe Bullgaria ishte e para që njohu Maqedoninë e Veriut dhe e para që i dha pajisje ushtarake.

Ai nuk ka informacion se disa qytetarë të Bullgarisë janë kërcënim për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Ai thotë se është “i zhgënjyer nga reagimet e autoriteteve maqedonase dhe mospërputhja mes fjalëve dhe veprave, të cilat nuk përputhen me kërkesat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE”, por beson se dialogu ndërmjet Sofjes dhe Shkupit duhet të vazhdojë.

“Ne nuk do ta ndalim dialogun me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin Bullgaria tregoi dhe dëshmoi se është plotësisht pozitiv. Por duhet të ketë një marrëdhënie të ndërsjellë", theksoi Donev.

I pyetur nëse e konsideron atë që ka ndodhur si provokim, Galab Donev u përgjigj: “Ta themi kështu – gabime dhe dobësi gjatë rritjes”. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR