Donald Tusk zgjidhet kryeministër i ri i Polonisë
- Parlamenti polak sonte e zgjodhi Donald Tusk, udhëheqësin e partisë qendrore Platforma qytetare për kryeministër të ri, pas qeverisjes tetë vjeçare të partisë Ligji dhe Drejtësia të kryeministrit paraprak Mateush Moravjecki.
- Post By Sara Ademi
- 19:55, 11 dhjetor, 2023

Varshavë, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Parlamenti polak sonte e zgjodhi Donald Tusk, udhëheqësin e partisë qendrore Platforma qytetare për kryeministër të ri, pas qeverisjes tetë vjeçare të partisë Ligji dhe Drejtësia të kryeministrit paraprak Mateush Moravjecki.
Tusk u bë kryeministër pasi paraprakisht sot dhoma e poshtme e parlamentit polak i votoi mosbesim qeverisë së Moravjeckit.
Tusk u zgjodh kryeministër pothuajse dy muaj pas zgjehdjeve parlamentare, me ndihmën e partnerëve të koalicionit, duke përfshirë të majtët dhe konservatorët e moderuar. sa/
Foto. Arkivi i MIA-s