• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Donald Tusk u betua si kryeministër i Polonisë

Donald Tusk u betua si kryeministër i Polonisë

Varshavë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri pro-evropian polak, Donald Tusk, ka bërë betimin sot, duke i dhënë fund zyrtarisht sundimit tetëvjeçar nacionalist në Poloni, që shpesh binte në konflikt me Brukselin.

Ministrat në qeverinë e tij u betuan gjithashtu përpara presidentit konservator Andzhej Duda, një aleat i qeverisë së mëparshme të partisë "Pravo i Pravda" (PiS).

Ceremonia e betimit u zhvillua në pallatin presidencial në Varshavë dhe përfaqëson hapin përfundimtar në tranzicionin e pushtetit dhe fundin e tetë viteve të turbullta të sundimit nga partia konservatore kombëtare Pravo i Pravda.

Ndryshimi i qeverisë pasoi pas zgjedhjeve të 15 tetorit, në të cilat fituan një grup partish që morën pjesë veçmas dhe u zotuan të punojnë së bashku nën udhëheqjen e Tusk për të rivendosur normat demokratike të gërryera nën sundimin e partisë "Pravo dhe Pravda" dhe t'i rregullojnë lidhjet me aleatët, të cilat gjithashtu ishin të shtrenguara.

Tusk dhe ministrat mbërritën në pallatin presidencial me një autobus me ngjyrat kuq e bardhë të flamurit kombëtar dhe mbishkrimin "Faleminderit Poloni", ndërsa u pritën nga mbështetës të shumtë.

Parlamenti mbrëmë votoi besimin ndaj qeverisë së Tusk, ndërsa ai mbajti një fjalim inaugurues në të cilin premtoi se do të kërkonte që Perëndimi të vazhdojë me mbështetjen për Ukrainën.

Tusk do të marrë pjesë në Samitin e BE-së nesër dhe pasnesër. Përveç përpjekjes për të zhbllokuar fondet për Poloninë, Tusk do të punojë edhe për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR