• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Donald Trampi i ri: Kompleksi ushtarako-industrial dëshiron të fillojë Luftën e Tretë Botërore

Donald Trampi i ri: Kompleksi ushtarako-industrial dëshiron të fillojë Luftën e Tretë Botërore

Uashington, 18 nëntor 2024 (MIA) - Djali i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, Donald Trampi i ri, e ka kritikuar vendimin e administratës së presidentit amerikan, Xhozef Bajden që t'i lejojë Ukrainës t'i përdorë raketat me rreze të gjata ATACMS për sulme në territorin rus.

"Duket se kompleksi ushtarako-industrial dëshiron të sigurohet që Lufta e Tretë Botërore të nisë përpara se babai im të ketë një shans për të bërë paqe dhe për të shpëtuar jetë. Duhen kursyer triliona. Të marrë", ka shkruar Trampi i ri. 

Sipas shkrimit të "Nju Jork tajms" dhe konstatimeve të Rojtersit dhe disa mediave të tjera, administrata e presidentit në largim Xhozef Bajden autorizoi dje Ukrainën të përdorë raketat kryqëzuese me rreze të gjatë ATACMS për sulme të thella në territorin rus dhe më pas, siç raporton, "Figaro", të njejtën e kanë bërë edhe Franca dhe Britania e Madhe, duke lejuar përdorimin e raketave SCALP/Storm Shedou. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR