• e enjte, 12 mars 2026

Donald Tramp u shpall "personi më i fuqishëm në Evropë" në përzgjedhjen vjetore të "Politiko"

Donald Tramp u shpall

Bruksel, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, është shpallur "personi më i fuqishëm në Evropë" në vitin 2025 në përzgjedhjen tradicionale vjetore të portalit "Politiko" me seli në Bruksel të 28 personave më të fuqishëm në politikën evropiane.

Edhe pse, tradicionalisht, zgjedhja e personit më të fuqishëm përfshin vetëm evropianët, domethënë njerëzit që jetojnë ose punojnë në kontinentin evropian, këtë vit "Politiko" bëri një përjashtim duke vlerësuar se "askush nuk ka ushtruar një ndikim më të madh në ose mbi Evropën këtë vit sesa presidenti i SHBA-së".

“Hija e Trump ngrihet aq lart mbi kryeqytetet evropiane sa vendimet e tij - ose shpërthimet - kanë riformësuar gjithçka, nga buxhetet e mbrojtjes deri te tregtia dhe politika e brendshme”, vlerëson "Politiko".

Pas Trampit, në vendin e dytë është  kryeministrja daneze Mete Frederiksen, e cila klasifikohet përpara kancelarit gjerman Friedrih Merc dhe udhëheqëses informale e së djathtës franceze “Tubimit Kombëtar”, Marine Le Pen. Presidenti rus Vladimir Putin është në vendin e pestë, përpara udhëheqësit të Partisë Britanike të Reformës, Nigel Farazh dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. “Dhjetëshja” e parë e listës plotësohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni dhe homologu i saj britanik Kir Starmer.

Në shpjegimin për “dhënien e titullit” për Trampin,  citohet se nga përpjekja për të përshkruar marrëdhënien e Evropës me të, bëhet e qartë se evropianët “po përballen me një partner dominues të paparashikueshëm, impulset e të cilit mund ta kthejnë përmbys kontinentin brenda natës”.

“A është ky një partner? Herë pas here. Një kërcënim? Ndonjëherë. Një forcë që e riformëson marrëdhënien sipas kushteve të saj? Gjithmonë, citon “Politiko”.

Portali vlerëson se, megjithëse udhëheqësit evropianë e kuptojnë se "po merren me një partner të paqëndrueshëm" dhe shohin "paparashikueshmëri dhe asimetri në rritje", ata ende mbeten të lidhur me Uashingtonin sepse "arkitektura e sigurisë së kontinentit dhe pjesa më e madhe e prosperitetit të tij ende mbështeten në shtyllën amerikane".

“Muajt ​​e parë të mandatit të dytë të Trampit përcaktuan tonin për atë që është bërë një vit i lodhshëm për diplomatët evropianë. Flirtimet e tij publike me presidentin rus Vladimir Putin kanë habitur edhe vëzhguesit më me përvojë. Poshtërimi i tij ndaj udhëheqësit ukrainas Volodimir Zelenski ka rritur frikën se Uashingtoni është shndërruar nga një aleat në një antagonist”, citohet në tekst.

Sipas "Politiko", pavarësisht ankesave të vazhdueshme të udhëheqësve evropianë për dëmin që Trampi po u shkakton atyre dhe poshtërimin e tyre prej tij, ata ende "fluturuan drejt Uashingtonit një nga një, duke mbështetur presidentin amerikan me shpresën për ta qetësuar atë".

“Arsyetimi ishte i qartë. Pjesa më e madhe e Evropës është mbështetur në mbrojtjen amerikane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për vende si Gjermania për të ndërtuar ushtri të besueshme, e lëre më një pengesë bërthamore. Me luftën që po zhvillohet në kontinent, Evropa nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kapet pas asaj që ka mbetur nga mburoja amerikane, sado e brishtë që mund të jetë bërë”, konfirmon portali, duke theksuar se pikërisht në kushte të tilla u arrit marrëveshja tregtare joproporcionale midis BE-së dhe SHBA-së, me të cilën Brukseli pranoi tarifat ndëshkuese dhe bëri premtime jorealiste për investime "për të blerë një paqe të përkohshme" dhe që i solli "lehtësim të vërtetë, por edhe poshtërim" Evropës.

Në tekst citohet edhe se Trampi dhe administrata e tij kanë "mjegulluar vijën ndarëse midis politikës së jashtme dhe fushatës politike", duke thyer traditën sipas së cilës udhëheqësit kombëtarë qëndrojnë larg politikave të brendshme të partnerëve të tyre.

“Udhëheqësit evropianë kanë parë me nervozizëm fjalët e mbështetjes së Trampit për Marin Le Pen të Francës pas dënimit të saj për përvetësim të fondeve të BE-së dhe miqësisë së tij në thellim me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Ndërsa Franca dhe Hungaria po i afrohen zgjedhjeve vendimtare, mundësia e peshimit amerikan është bërë një shqetësim i vazhdueshëm për shumë njerëz në Bruksel”, shkruhet në artikull.

null

Në artikull thuhet se dominimi i presidentit amerikan ka riformësuar ekonominë e Evropës, si dhe diplomacinë e saj, duke e detyruar BE-në të tërhiqet nga disa nga objektivat e saj klimatike dhe duke minuar ambiciet e saj për t'u bërë një superfuqi rregullatore globale në sektorët e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.

“Megjithatë, disa në Evropë po përpiqen ta çlirojnë kontinentin nga kontrolli i Trampit. Si një partner që lë mënjanë në heshtje para në përgatitje për një divorc, blloku po investon në mbrojtjen dhe autonominë e tij strategjike. Berlini dhe Kopenhageni po i drejtohen furnizuesve evropianë për arsenalet e tyre në rritje dhe po pranojnë në heshtje qëndrimin e hershëm të Parisit se aleanca transatlantike duhet të respektohet, por jo tepër e varur prej saj... Me fjalë të tjera, dominimi i Uashingtonit mund të jetë i pashembullt në kohët e fundit, por mund të jetë edhe në kulmin e tij. Evropa nuk është gati të braktisë aleancën e SHBA-së, por puna e heshtur e krijimit të një alternative, tashmë ka filluar”, konkludon “Politiko”.

Lista e plotë e 28 njerëzve më të fuqishëm në Evropë, së bashku me kualifikimet që u janë dhënë atyre nga autorët e renditjes, është si më poshtë:

1. Donald Tramp, presidenti i SHBA-së, “cunami transatlantik”;

2. Mete Frederiksen, kryeministrja daneze, “ylli i veriut”;

3. Fridrih Merc, kancelari gjerman, “radikali ngurrues”;

4. Marin Le Pen, ish-presidente e “Tubimit Kombëtar” francez, “kali i luftës”;

5. Vlladimir Putin, presidenti rus, “provokatori”;

6. Najxhel Farazh, udhëheqësi i Partisë Reformuese Britanike, “lideri në hije”;

Русија не може да ја уценува Европа со своите енергетски ресурси и нема да ѝ биде дозволено да ги заобиколува и избегнува санкциите барајќи плаќање во рубљи за нејзините испораки на нафта и г

7. Ursula fon der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian, “grushti i hekurt”;

8. Mark Rute, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, “fjalëmbli”;

9. Xhorxha Meloni, kryeministrja e Italisë, “shembulli model”;

10. Kir Starmer, kryeministri i Britanisë së Madhe, “i padukshmi”;

11. Manfred Veber, kryetar i Partisë Popullore Evropiane (PPE), “shpërndarësi i pushtetit”;

12. Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, “dhimbja e kokës”;

13. Aleksander Stub, president i Finlandës, “shoqëruesi”;

14. Volodimir Zelenski, president i Ukrainës, “kllouni në kuvertën e anijes”;

15. Gabriel Zikman, ekonomist francez dhe ekspert i taksave, “shkatërruesi i miljardave”;

16. Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, "jo-diplomate";

Западниот Балкан е многу блиско соседство на ЕУ и всушност ако ја погледнете мапата тие се во Европа, но едноставно не се во Европската Унија, порача високата претставничка на ЕУ за надворешн

17. Tereza Ribera, nënkryetare Ekzekutive e Komisionit Evropian për një Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues, “mbajtësja e pishtarit”;

18. Daniel Ek, kryetar i Bordit të “Spotifaj”, “bombarduesi”;

19. Emanuel Makron, president i Francës, “gjeli i plagosur”;

20. Mario Drahi, ish-Kryeministri i Italisë dhe ish-Guvernator i Bankës Qendrore Evropiane, “profeti”;

21. Andrej Babis, kryeministri i Republikës Çeke, “i kthyeri në bllok”;

22. Gjenerali Aleksus Grinkeviç, komandant i Forcave të NATO-s në Evropë, “dekurajuesi”;

23. Karol Navrocki, president i Polonisë, “poli i kundërt (i boshtit)”;

24. Hajdii Rahinek, kryetare e Partisë së Majtë Gjermane, “zëri viral”;

25. Andrea Orzel, kryetarja e Bordit Drejtues  të “UniKredit, “Napoleoni bankar”;

26. Rima Hasan, eurodeputete franceze e krahut të majtë me origjinë palestineze, "megafoni";

27. Rob Jeten, udhëheqës i partisë Demokratët 66 dhe me shumë gjasa kryeministër i ardhshëm i Holandës, "simpatia e re e Brukselit"; dhe

28. Xhani Infantino, president i FIFA-s, "lojtari MVP".

Foto: Politiko printskrin/ Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR