• e hënë, 23 dhjetor 2024

Donald Tramp: Nga një manjat hoteli, përmes Shtëpisë së Bardhë, deri në paraburgim dhe atentat

Donald Tramp: Nga një manjat hoteli, përmes Shtëpisë së Bardhë, deri në paraburgim dhe atentat

Bi-Bi-Si

3 nëntor 2024

Shumë kohë para se të bëhej President i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp ishte milioneri më i famshëm dhe intrigues i Amerikës.

Ai u kandidua në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe si një autsajder i plotë befasoi të gjithë, së pari pretendentët me përvojë në garën për emërimin e Partisë Republikane, dhe më pas kundërshtaren Hillari Klinton nga Partia Demokratike. Tramp fitoi pavarësisht të gjitha parashikimeve që tregonin të kundërtën, në stilin e këngës së Fill Kollins "Against All Odds".

Tani ai është përsëri kandidat për Shtëpinë e Bardhë, por në vend të një rimeçi me Xhosef Bajdenin për humbjen në zgjedhjet e vitit 2020, kundërshtarja e tij është Kamala Harris. Nga mandati i tij i parë presidencial deri më sot, milioneri i diskutueshëm, 78-vjeçari Trump, ka kaluar shumë.

Ai është presidenti i parë amerikan që do të thirret dy herë me impiçment.

Ai është presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që ndiqet penalisht dhe përfundoi në paraburgim për 20 minuta.

Presidenti i parë amerikan që iu kontrollua shtëpia nga agjentët federalë, pas së cilës u akuzua për mbajtjen e dokumenteve konfidenciale pas largimit nga detyra, gjë që nuk guxonte ta bënte.

Në vitin 2024, mbi të është kryer atentat, me plumbin që i “rrëshqiti” veshin.

Premtimet (e reja) të fushatës

Ai njoftoi zyrtarisht hyrjen e tij në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në klubin e tij privat në Florida.

"Kthimi i Amerikës fillon pikërisht tani. Ne duhet të ruajmë vendin tonë", tha Trampi më 16 nëntor të vitit 2022. Ai u bë kandidati zyrtar i Partisë Republikane më 16 korrik të vitit 2024, më pak se 48 orë pas atentatit ndaj tij. Tramp i qëndroi besnik sloganit kryesor: "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri Make America Great Again – (Maga)", i cili është në kapelet dhe bluzat e mbështetësve të tij.

Për shkak të gjuhës së mprehtë dhe fyerjeve të shpeshta ndaj rivalëve, fushata e Trampit nuk ndryshon nga ato të mëparshmet. Temat kryesore të tij janë ekonomia dhe migracioni. Ai mbron tarifat e reja doganore prej 10-20 për qind për shumicën e produkteve të huaja dhe shumë më të larta për produktet nga Kina. Ai premton të "përfundojë inflacionin dhe ta bëjë Amerikën përsëri të disponueshme", të vendosë norma më të ulëta interesi, edhe pse presidenti nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi to.

Trampi u zotua të mbyllë kufirin me Meksikën duke përfunduar murin dhe duke rritur kontrollin e policisë, duke paralajmëruar dëbimin më të madh masiv të emigrantëve pa dokumente në historinë e SHBA.

Ai pretendon se do të "përfundonte luftën në Ukrainë për 24 orë" duke negociuar me Rusinë, gjë që sipas demokratëve, mund të inkurajojë Vlladimir Putinin.

Ai paraqitet si aleat i vendosur i Izraelit, por rrallë flet se si do t'i jepte fund konfliktit në Gaza.

Ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë (2016-2020), Trampi anuloi qindra masa për mbrojtje e mjedisit jetësor, duke përfshirë kufizimet në emetimet e dioksidit të karbonit nga termocentralet dhe automjetet. Në këtë fushatë ai premtoi të zgjeronte shpimet në Arktik, duke sulmuar automjetet elektrike.

Trump theksoi se derisa është president, nuk do të përpiqej të shfuqizonte Aktin e kujdesit të arritshëm shëndetësor, i cili zgjeron sigurimin shëndetësor për miliona amerikanë.

Ai gjithashtu propozon trajtime të fertilitetit me shpenzimet e taksapaguesve, por kjo mund të kundërshtohet nga republikanët në Kongres.

Numri i të paraburgosurit P01135809

Kandidatura e tij e re për Shtëpinë e Bardhë vjen pavarësisht hetimeve të shumta kundër tij. Trampi u bë presidenti i parë i mëparshëm ose aktual i SHBA që u shpall fajtor për vepër penale.

Ai u fotografua në burg, i regjistruar si i burgosur me numër P01135809 – fotografia e parë zyrtare e burgut e ndonjë presidenti amerikan.

Ndaj tij zhvillohen katër lëndë të tjera penale. Ai akuzohet se po përpiqet të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në avantazh të tij.

Trampi i hodhi poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Ai akuzohet gjithashtu për falsifikim të të dhënave afariste, respektivisht për pagimin e parave të aktores pornografike Stormi Daniells për të heshtur në lidhje me aferën e tyre të pretenduar. Gjykata e Nju Jorkut në korrik të vitit 2024 shtyu shqiptimin e aktgjykimit.

Gjyqi në Florida, ku Trampi akuzohet për abuzim me dokumente të klasifikuara qeveritare që ai mbante në vilën e tij, është shtyrë për kohë të pacaktuar. Të njëjtat dokumente konfidenciale u gjetën edhe në objektet private në pronësi të Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Xhozef Bajden.

Çfarë e shënoi mandatin e parë presidencial të Trampit?

Simpatitë e Trampit për Presidentin rus Vlladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan - presidenti i Turqisë, Zhair Balsonaro - ish-presidenti i Brazilit dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ishin në kundërshtim me vlerat që Shtetet e Bashkuara i kishin promovuar deri atëherë.

Ai u takua me Putinin në vitin 2018 në Finlandë, duke shkaktuar kritika në Shtetet e Bashkuara kur deklaroi se ai besonte se Rusia nuk është përzier në zgjedhjet amerikane. Me sa duket, ai e ftoi Putinin të vizitonte Shtetet e Bashkuara, gjë që përsëri provokoi reagime negative.

Американскиот претседател Доналд Трам и се заблагодари на Русија за упатената медицинска опрема што ќе помогне во спасувањето животи на Американците пред налетот на пандемијата на коронавирус

Ai gjithashtu u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut dy herë – një herë në Singapor dhe një herë të dytë në Vietnam.

Para këtyre bisedimeve, Trampi dhe Kimi shkëmbyen shprehje të ndryshme ofenduese. "Raketës i vogël", tha Trampi për Kimin. "Plaku amerikan i çmendur mendërisht", u kundërpërgjigj Kim Jong Uni.

Sundimi i Trampit u shënua gjithashtu nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga disa marrëveshje të rëndësishme shumëpalëshe. Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për të luftuar ndryshimet klimatike, si dhe nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Trampi gjithashtu ndezi konflikt diplomatik me Danimarkën në vitin 2019 kur deklaroi se Amerika ishte e interesuar të blinte ishullin e Grenlandës, një provincë autonome nën juridiksionin e shtetit evropian. Pasi iu tha se Grenlanda nuk ishte në shitje, ai anuloi vizitën e planifikuar në Danimarkë, duke zemëruar kryeministren Mete Frederiksen.

Ndëryjra në Kapitol

Ajo që shënoi më së shumti presidencën e Trampit nga viti 2016 deri në vitin 2020 në fakt ndodhi me fundin e tij, kur ai humbi nga Bajdeni. Duke mos u pajtuar dakord me humbjen, Trampi i thirri mbështetësit e tij në një tubim në Uashington më 6 janar të vitit 2021. Ndërsa anëtarët e Kongresit po përgatiteshin të konfirmonin fitoren e Bajdenit në zgjedhje,

mbështetësit e Trampit filluan të sulmonin ndërtesën më të rëndësishme të demokracisë amerikane. Në trazirat u vranë disa njerëz, kryesisht për shkak të sulmeve në zemër.

Demokratët në Dhomën e përfaqësuesve votuan për revokimin e Trampit pas trazirave, megjithëse kishte mbetur vetëm një javë deri në fund të mandatit të tij. Ai u akuzua për nxitje të rebelimit, por Senati e liroi atë nga akuzat.

Избраната конгресна Комисија за упадот во американскиот Капитол на 6 јануари ги почна првите сослушувања. За денеска закажани се сведочења на четворица полицајци, двајца од полицијата на Капи

Ndër të tjera, ndërhyrja në Kapitol u dënua nga ish-udhëheqësi i grupit të ekstremit të djathtë "Djemtë krenarë" (Proud Boys), i cili lidhej me Trampin. Enrike Tario u dënua në vitin 2023 për organizimin e rebelimit dhe konspiracionit, akte që datojnë nga Lufta Civile Amerikane. Ai u dënua me 22 vjet burg, dënimi më i gjatë ndonjëherë për sulm ndaj selisë së demokracisë amerikane.

Për Trampin dhe shumë vetë në bazën e tij, ditët pas trazirave janë histori padrejtësie dhe konspiracioni qeveritar.

Ish-presidenti vazhdoi të përsëriste të njëjtat akuza të rreme që frymëzuan ndërhyrjen: se atij i është marrë fitorja në zgjedhjet e vitit 2020. Me Deklaratat e zbuste rëndësinë e trazirave në Kapitol dhe i paraqiste qindra mbështetësit e dënuar për pjesëmarrje në sulm si të burgosur politikë. Ai një herë deklaroi se nëse kthehej në Shtëpinë e Bardhë, shumë prej tyre do të amnistohen. Në fushatën zgjedhore të vitit 2024, ai e quajti 6 janarin "ditë dashurie". Ish-presidenti tha se mijëra njerëz erdhën në Uashington atë ditë sepse "ata besonin se zgjedhjet ishin të kurdisura".

Babai si frymëzim

Donald Tramp është fëmija i katërt i Fred Trampit, një manjat i pasurive të patundshme në Nju Jork. Megjithëse lindi në familje të pasur, ai pritej të punonte në pozicionet më të ulëta në kompaninë e babait të tij. Në moshën 13 vjeç, për shkak të mosbindjes në shkollë, ai u dërgua në shkollë të mesme ushtarake. Studioi në Universitetin e Pensilvanisë në Uarton. Ai u bë kandidati i parë që trashgoi babanë e tij pasi vëllai i tij Fred vendosi të bëhej pilot.

Fred Tramp vdiq në moshën 43 vjeç nga alkoolizmi, gjë që bëri që vëllai i tij Donald të shmangte alkoolin dhe cigaret gjatë gjithë jetës së tij.

Trampi thotë se ai hyri në biznesin e pasurive të patundshme me një hua "të vogël" nga babai i tij me vlerë 1 milion dollarë para se të bëhej pjesë e kompanisë familjare. Ai ndihmoi në menaxhimin e një liste të gjatë të projekteve banesore në lagje të ndryshme të Nju-Jorkut dhe në vitin 1971 mori kontrollin e kompanisë, pastaj u riemërua "Organizata Tramp".

“Babai im ishte frymëzimi im”, tha Trump pas vdekjes së babait të tij në vitin 1999.

Trampi si mogul

Donald Trampi e zhvendosi fokusin e biznesit familjar nga njësitë banesore në Bruklin dhe Kuinsi në projektet vezulluese të Menhetenit, duke rinovuar hotelin "Komodor" që u bë "Grand Hajat" dhe duke ndërtuar Kullën Trump 68-katëshe në Aveninë e Pestë, ndërtesa më e famshme e Trampit.

Pasuan pasuri të tjera të patundshme me emrin e famshëm “Tramp Plaza”, “Tramp World Tower”, “Trump International Hotel and Tower”. Kullat Tramp ekzistojnë në Mumbai, Stamboll dhe Filipine. Trampi po zhvillon gjithashtu një biznes hotelesh dhe kazinosh, megjithëse për atë pjesë të biznesit ai ka paraqitur falimentim katër herë – për kompanitë, e jo për veten e tij.

Trampi ka ndërtuar gjithashtu një perandori në biznesin e spektaklit. Ai mbajti licencat për zgjedhjet Miss World, Miss USA dhe Young Miss USA nga viti 1996 deri në vitin 2015.

Debutoi në reality show-in e NBC “Trainee” në vitin 2003, ku pjesëmarrësit konkurruan për punë në menaxhimin e kompanisë së Trampit. Ishte nikoqir i 14 sezonave të spektaklit, ndërsa në raportin financiar pretendoi se për këtë është paguar 213 milionë dollarë amerikanë.

Ai është autor i disa librave dhe zotëron një brend që mbulon gjithçka, nga kravatat deri te uji në shishe. Sipas revistës Forbs, pasuria e tij është 3.7 miliardë dollarë, megjithëse vetë Trump këmbëngul se ai zotëron 10 miliardë dollarë.

Bashkëshort dhe baba

Tramp është martuar tre herë, por ai është më i njohur për gruan e tij të parë, modelen dhe atleten çeke Ivana Zeleniçkova, me të cilën ka Donaldin e Ri, Ivankën dhe Erikun. Ata u divorcuan në vitin 1990 dhe procedurat e divorcit shpesh zhvilloheshin në tabloidet që shkruanin për akuzat se Tramp kishte abuzuar me Ivanën, edhe pse ajo më vonë i mohoi ato histori. Ivana Tramp vdiq në vitin 2022.

Ai u martua me aktoren Marla Mejpëlls në vitin 1993. Ata kishin një vajzë, Tifany, dhe u divorcuan në vitin 1999.

Me gruan e tij aktuale, modelen me origjinë sllovene Melania Knaus, ai u martua në vitin 2005 dhe ka një djalë me të – Baron Uiliam Tramp.

Fëmijët nga martesa e tij e parë e ndihmojnë atë të drejtojë Organizatën Tramp, edhe pse ai është ende në krye të saj.

Fitorja e Trampit në vitin 2016

Trampi tregoi interes për kandidaturën presidenciale që në vitin 1987 dhe në vitin 2000 ai hyri në garë nga Partia Reformiste. Pas vitit 2008, ai u bë një nga përfaqësuesit më të zëshëm të lëvizjes, duke vënë në dyshim nëse Barak Obama ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Këto pretendime u hodhën poshtë qartë, u përcaktua se Obama ka lindur në Havai. Trampi më në fund pranoi gjatë garës presidenciale se pretendimet e tij të mëparshme nuk ishin të vërteta, por nuk kërkoi falje.

Në qershor të vitit 2015, Trampi paralajmëroi zyrtarisht garën për Shtëpinë e Bardhë. "Ne kemi nevojë për dikë që thjeshtë do të marrë përsipër këtë vend dhe do ta bëjë atë të madh përsëri. Mund t'ia dalim", tha ai në një fjalimin kur shpalli kandidaturën e tij.

Me sloganin "Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri", Tramp bëri fushatë me premtime për të forcuar ekonominë amerikane, për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën dhe për të

ndaluar përkohësisht imigracionin e myslimanëve, "derisa përfaqësuesit e vendit tonë të kuptojnë se çfarë po ndodh". Pavarësisht protestave masive në mitingje dhe një fushate të fortë nga rivalët e partisë Ted Kruz dhe Marko Rubio, Trampi fitoi emërimin e Partisë Republikane pas zgjedhjeve primare në Indiana.

Демократката во американскиот Претставнички дом, Илхан Омар, најави дека ќе достави предлог за отповикување на претседателот Доналд Трамп, 13 дена пред закажаната инаугурација на избраниот пр

Fushata e Trampit është lëkundër nga polemikat, duke përfshirë publikimin e një regjistrimi të vitit 2005 të komenteve të tij vulgare për gratë, si dhe pretendimet, madje edhe nga partia e tij, se ai është i papërshtatshëm për postin e presidentit. Trampi i ka përkujtuar vazhdimisht mbështetësit se ai i refuzon anketat zgjedhore, sipas të cilave ai ishte pas Hillari Klinton, dhe se mandati i tij do të jetë një goditje për elitën politike, si dhe se ai do të "thajë moçalin politik" në Uashington.

Ai gjeti frymëzim në fushatën e suksesshme për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke thënë se ai do të "tejkalojë Bregzitin dhjetë herë". Vetëm një pjesë e vogël e kolumnistëve parashikuan se çfarë do të ndodhte në ditën e zgjedhjeve, megjithëse shanset e tij u rritën pas publikimit të të dhënave mbi hetimin e diskutueshëm të emailit të kundërkandidates së tij nga FBI. Derisa përshtypja e fitores së tij të papritur përshkoi ende Shtetet e Bashkuara, mbështetësit e Trampit tashmë kishin mundësinë ta shihnin atë në Dhomën Ovale në takim për transferimin e pushtetit me Presidentin Obama, dy ditë pas zgjedhjeve.

Trampi është presidenti i parë amerikan që nuk është zgjedhur më parë në ndonjë detyrë ose ka shërbyer në ushtri. Kështu, ai bëri histori edhe para se të betohej më 20 janar të vitit 2017 si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

fotografi: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR