• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dollari dhe bitkoini u rritën pas fitores së Trampit në zgjedhje

Dollari dhe bitkoini u rritën pas fitores së Trampit në zgjedhje

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Dollari amerikan dukshëm u përforcua pasi u bë e qartë se Donald Trampi do të zgjidhet për president të SHBA-së, ndërsa bitkoini arriti vlerë rekorde, në kushte kur investitorët presin lehtësime tatimore potenciale, rritje të tarifave dhe rritje të inflacionit në mandatin e tij të dytë, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Vlera e dollarit është rritur për rreth 1,5 për qind, kundrejt disa valutave, duke përfshirë paundin britanik, euron dhe jenin japonez. Në Japoni, indeksi Nikei 225 përfundoi me 2.6% rritje, ndërsa ASX 200 i Australisë mbylli 0.8% më lartë. Indekset kryesore të aksioneve amerikane, duke përfshirë Dau Xhons, S&P 500 dhe Nasdak, po shfaqin një prirje hapjeje me një rritje të mprehtë, pasi më parë kishin regjistruar një rritje prej më shumë se 1%.

Trampi deklaroi më parë se ai synon që SHBA të bëhet "kapitali global i kriptovalutave", ndërsa Bitkoini arriti një rekord të ri prej 75,371.69 dollarë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm.

Elon Mask, i cili e mbështeti Trampin gjatë fushatës dhe është marrë në konsideratë si një propozim për të mbikëqyrur shpenzimet shtetërore, gjithashtu pati një natë të suksesshme, me aksionet e tij Tesla që u rritën për 14% në bursën e Frankfurtit.

Ekspertët, megjithatë, paralajmërojnë goditje të mundshme në tregjet financiare, si rezultat i pasigurisë që sjellin planet ekonomike të Trampit.

"Masat e Trampit mund ta rrisin inflacionin dhe të shkaktojnë rritje të të ardhurave të obligacionit, që do ta shtyjë sistemin federal të rezervave në qëllimin t'i ulë normat e interesit", deklaroi Lindzi Xhejms, strateg për investime nga Quilter Investors, transmeton Bi-Bi-Si.

"Politikat e tij tregtare, veçanërisht premtimi për tarifa të larta ndaj Kinës, po shkaktojnë shqetësim në Azi.  Analistja politike e Moody's Analytics, Katarina Ell, vuri në dukje se "platforma e shtuar proteksioniste e Trampit krijon një frikë të veçantë në Azi".

Ndërkohë, Sistemi i Rezervës Federale është vendosur të shpallë vendimin e fundit për normat e interesit dhe në nivel global priten edhe komentet e kryetarit të Fed-it, Xherom Pauel. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR