• e mërkurë, 03 korrik 2024

Doganat në portin e Roterdamit konfiskuan sasi rekorde të kokainës, mbi tetë tonë

Doganat në portin e Roterdamit konfiskuan sasi rekorde të kokainës, mbi tetë tonë

Roterdam, 10 gusht 2023 (MIA) - Nëpunësit kufitarë në portin e Roterdamit konfiskuan mbi tetë tonë kokainë të fshehur në një kontejner me banane, kumtoi sot prokuroria holandeze.

Mediumet britanike theksojnës e kjo është dërgesa më e madhe e kokainës e zbuluar deri më tani në këtë port.

Zëdhënësi i prokurorisë dekalroi se droga udhëtoi nga Ekuadori, përmes kanalit të Panamasë, deri në Roterdam. Dërgesa u zbulua nga zentë e policisë më 13 korrik. Konfiskimi i kokainës, vlera e së cilës është mbi 600 milionë dollarë, është ruajtur në fshehtësi në mënyrë që të mos ketë përzierje në hetim.

Hetimi është në rrjedhë, ndërsa deri më tani në Holandë nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR