Dogana do të marrë 4,8 milionë dollarë grant nga Korea për menaxhimin e rreziqeve
- Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut do të marrë 4.8 milionë dollarë grant nga Qeveria e Republikës së Koresë për vendosjen e sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të të dhënave.
- Post By Melahat Baftija
- 07:55, 17 tetor, 2023

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut do të marrë 4.8 milionë dollarë grant nga Qeveria e Republikës së Koresë për vendosjen e sistemit për menaxhim me rreziqe dhe depo të të dhënave.
Granti është pjesë e memorandumit për bashkëpunim që sot duhet ta nënshkruajnë Drejtoria doganore dhe Shërbimi doganor i Republikës së Koresë.
Siç është paralajmëruar, memorandumin do ta nënshkruajnë drejtori i Drejtorisë doganore, Stefan Bogoev dhe drejtori i Byrosë për sisteme komunikimi pranë Drejtorisë doganore të Republikës së Koresë, Ki Dong Kim. mb/