Dodiku në Moskë edhe krahas urdhërarrestit
- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik për të cilin Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar urdhërarrest, mbrëmë ka arrit në Moskë, nga ku përmes një video mesazhi në rrjetin social Iks i është drejtuar opinionit, njofton televizioni rajonal “N1”.
- Post By Fami Bajrami
- 11:01, 1 prill, 2025

Moskë, 1 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik për të cilin Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar urdhërarrest, mbrëmë ka arrit në Moskë, nga ku përmes një video mesazhi në rrjetin social Iks i është drejtuar opinionit, njofton televizioni rajonal “N1”.
"Kam mbërritur në Moskë. Qëndrimin tim e filloj gjithmonë këtu me një vizitë në Përmendoren e ushtarit të panjohur, duke bërë homazhe për 28 milionë rusët që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore. Përsëri do të jem këtu më 9 maj, me ftesë të presidentit rus Vlladimir Putin për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin", deklaroi mbrëmë Dodiku.
➡️ Стигао сам у Москву. Сваки мој боравак овдjе почињем посјетом споменику Незнаном јунаку како бих одао пошту 28 милиона страдалих Руса у Другом свјетском рату.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 31, 2025
➡️ Овдjе ћу бити поново 9. маја на позив предсједника Руске Федерације Владимира Путина на обиљежавању 80. гoдишњице… pic.twitter.com/CMd5jqYda8
Gjykata e BeH-së e dënoi Dodikun me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të lartë Kristian Shmit. Pas aktvendimit, parlamenti i Republika Sërpskës miratoi ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve shtetërore në territorin e entitetit.
Përveç Dodikut urdhërarrest ka edhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i Kuvendit kombëtar të RS dhe Radovan Vishkoviqit, kryeministër i RS. Interpoli ende nuk ka marrë ndonjë vendim për urdhërarrestin e tyre ndërkombëtar.
Foto: printskrin