Dodik: Shkëputja asnjëherë nuk ishte politikë e Republikës Srpska
- Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, sot deklaroi se RS asnjëherë nuk e ka kontestuar sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se shkëputja asnjëherë nuk ishte politikë e këtij entiteti.
- Post By Sara Ademi
- 17:22, 21 gusht, 2024
Banja Llukë, 21 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, sot deklaroi se RS asnjëherë nuk e ka kontestuar sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se shkëputja asnjëherë nuk ishte politikë e këtij entiteti.
Një ditë pas vizitës së drejtorit të CIA-s, Uillijam Barns në Sarajevë, ai në profilin e tij në X shënoi se "megjithatë, Republika Srpska ka të drejtë të luftës politike për statusin e saj, në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit".
"BeH është bashkim i dy entiteteve dhe tre popujve përbërës, prandaj është inkurajues qëndrimi i z. Barns se përgjegjësia për funksionimin e vendit bie mbi të gjitha bashkësitë etnike", citoi Dodik në deklaratën në X.
Presidenti i RS shtoi se lufta kundër terrorizmit është përgjegjësi e gjithë botës së lirë dhe se RS është e përkushtuar në atë luftë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s