• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dodik: Republika Srpska nuk ka pasur kurrë një plan për shkëputje

Dodik: Republika Srpska nuk ka pasur kurrë një plan për shkëputje

Banja Llukë, 23 gusht 2024 (MIA) - Republika Srpska asnjëherë nuk ka pasur plan për shkëputje, deklaroi sot presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, dhe theksoi se tashmë 10 vjet thotë se RS nuk ka plane për shkëputje, as nuk ka pasur ndonjëherë.

"Ne mbështesim integritetin territorial të Bosnja e Hercegovinës në përputhje me Dejtonin. Ne kemi të drejtën e luftës politike. RS është e vendosur të mbrojë autonominë e saj politike. Nëse Bosnja e Hercegovina nuk është e qëndrueshme në bazë të Dejtonit, atëherë nuk është asesi. Është më mirë të ndaheni në mënyrë paqësore dhe pa asnjë konflikt. Nuk kam ndërmend t'u shpjegoj atyre që nuk duan të kuptojnë se nuk ka plan për shkëputje", tha Dodik në një konferencë për shtyp.

Ai përmendi se Republika Srpska mbetet në themelet e asaj që u shkrua në Dejton dhe do të vazhdojë të luftojë për të.

Dodik tregoi se e di se çfarë u tha në takim gjatë vizitës së drejtorit të CIA-s, Uilliam Barns në Sarajevë dhe se në seancën e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës i ishte thënë se nuk ishte krenar se si disa nga shokët e tij po punojnë në terren.

"Kaq ka mjaftuar që ne të kuptojmë se ai nuk i përkrah disa aktivitete", tha Dodik.

Gjithashtu, shtoi, se në takim është thënë se nuk pajtohen me politikën e tij, por kuptojnë se disa pozita duhet të harmonizohen dhe të sqarohen.

Sa i përket sanksioneve amerikane, Dodik tha se janë bllokuar të gjitha operacionet financiare të qeverisë në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar dhe se po zbaton një politikë të ngurtë dhe të dhunshme eliminimi ndaj individëve dhe kompanive, ndërsa nga ana tjetër ka gëzim në BeH për shkak të kësaj. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR