Do të zbatojmë masa që do të vlejnë deri në fund të vitit nëse përcaktohen rritje drastike të produkteve ushqimore, paralajmëron Mickoski
- Nëse konfirmohet rritje drastike e çmimeve të ushqimeve, në fund të këtij muaji do të zbatohen masa që do të zgjasin deri në fund të vitit, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 13:05, 14 maj, 2025
Shkup, 14 maj 2025 (MIA) - Nëse konfirmohet rritje drastike e çmimeve të ushqimeve, në fund të këtij muaji do të zbatohen masa që do të zgjasin deri në fund të vitit, paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ankesat e qytetarëve për shtrenjtimet e produkteve ushqimore të kryera do të pritet raporti i Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT) pasi më datën 30 të muajit të kaluar përfunduan masat qeveritare për marzhat, Mickoski tha se nuk ka informacion të tillë, sipas shifrave që i prezantoi dy ditë më parë nga ministri resorial. Mickoski ka thënë se nuk do të tolerohen truke në të cilat, siç tha "do të nxirren para përmes personave juridikë të autorizuar nën ‘maskën’ e shërbimeve të marketingut dhe piarit dhe kështu praktikisht të paguhet marzha e tregjeve të caktuara".

"Po e monitorojmë situatën, nuk kam informacione të tilla, fola me ministrin dy ditë më parë, patëm një takim dhe ai më tregoi shifra, nuk kam informacion të tillë se kjo po ndodh, por nëse kjo ndodh në fund të muajit automatikisht do të aplikohen mjete që do të zgjasin deri në fund të vitit. Qartë kemi thënë se truke të tilla nuk do të tolerojmë. Dëgjojmë truke me të cilat do të nxirren para përmes personave juridikë të autorizuar nën ‘maskën’ e shërbimeve të marketingut, shërbimeve të piarit dhe kështu praktikisht do të paguhet marzha e tregjeve të caktuara, pra deri te ne arrijnë informacione të tilla, jemi të shqetësuar nga ajo që dëgjojmë dhe është mirë që e dëgjojmë sepse në këtë mënyrë nuk mund të ndërtojmë partneritet", ka thënë Mickoski pas pjesëmarrjes në vendosjen e gurthemelit të sallës sportive në një objekt të ShF "Goce Dellçev" në fshatin Lisiçe e poshtme, Komuna e Aerodromit.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi deklaroi se më 8 datën të këtij muaji inspektorët e ISHT-së janë në terren për të përcaktuar nëse tregtarët, shpërndarësit apo prodhuesit kanë sjellje devijonte, pra nëse ka rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Nëse përcaktohet rritje e çmimeve të produkteve, do të merren masa më rigoroze, ka thënë Durmishi.
foto: arkivi i MIA-s