• e premte, 05 dhjetor 2025

Dje pasdite janë regjistruar mbi 10.000 rrufe në Greqinë veriore dhe qendrore

Dje pasdite janë regjistruar mbi 10.000 rrufe në Greqinë veriore dhe qendrore

Athinë, 1 gusht 2025 (MIA) - Reshje të fuqishme të shiut që shkaktuan edhe probleme dhe mbi 10.000 rrufe u regjistruan dje pasdite në pjesën veriore dhe qendrore të Greqisë, sipas të dhënave nga rrjeti i stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit nacional në Athinë dhe portalit Meteo, lajmëroi korrespkndentja e MIA-s nga Athina.

Sasi më e madhe shiu u mat në rajonin e Kukushit (Kilkis), ku ranë madje 94,8 milimetra shi.

Paralelisht, përveç reshjeve të rrëmbyeshme, u regjistrua edhe aktivitet i fuqishëm elektrik dhe deri në orën 18:40 u evidentuan rreth 10.000 zbrazje elektrike, prej të cilave 8.900 ishin në tokë, ndërsa të tjerat në det.

Moti i lig që zgjati pak, por me intensitet të madh, sshkaktoi probleme në Selanik, ndërsa në Thesali, reshjet e fuqishme të shiut dhe breshrit u shkaktuan dëme të mbjellave bujqësore. ab/

Foto: Мeteo

QËNDRONI TË LIDHUR