• e premte, 20 dhjetor 2024

Djali i senatorit Xhon Mekejn largohet nga Partia republikane dhe planifikon ta mbështesë Kamala Harisin

Djali i senatorit Xhon Mekejn largohet nga Partia republikane dhe planifikon ta mbështesë Kamala Harisin

Uashington, 4 shtator 2024 (MIA) - Xhimi Mekejn, djali senatorit të ndjerë republikan Xhon Mekejn, planifikon të mbështesë fushatën parazgjedhore të kandidates presidenciale nga radhët e demokratëve, Kamala Harris, njofton DPA.

Mekejn dje deklaroi për Si-En-En se është distancuar nga Partia Republikane dhe zyrtarisht është regjistruar si demokrat. Ai sulmoi kandidatin republikan presidencial Donald Tramp, duke dënuar veçanërisht paraqitjen e fundit të tij në varrezat kombëtare të Arlingtonit.

Tramp vendosi një kurorë në një varrezë në kujtim të ushtarëve amerikanë që humbën jetën në një sulm vetëvrasës në Afganistan tre vjet më parë.

Pas vizitës, pati raportime për një konfrontim midis ekipit të Trampit dhe një zyrtari të varrezave i cili thuhet se u shty mënjanë kur u përpoq të zbatonte rregullat e varrezave, sipas ushtrisë amerikane.

Tramp u akuzua se e përdori vizitën për qëllime politike

Xhon Mekejn ka qenë një kritik i zëshëm i Trampit dhe gruaja e tij mbështeti Xho Bajdenin për nominimin presidencial gjatë Konventës kombëtare të demokratëve. Megjithatë, asnjë nga anëtarët e ngushtë të familjes së republikanit të ndjerë nuk është larguar ndonjëherë nga Partia Republikane. rq/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR