• e hënë, 23 dhjetor 2024

Diversantët në Bellgorod kumtuan se ushtarët e robëruar rusë do t'ia dorëzojnë Kievit

Diversantët në Bellgorod kumtuan se ushtarët e robëruar rusë do t'ia dorëzojnë Kievit

Bellgorod, 5 qershor 2023 (MIA) - Grupi proukrainas i luftëtarëve rusë kumtoi se në bastisjen ndërkufitare në rajonin rus Bellgorod i ka robëruar disa ushtarë rusë dhe se do t'ua dorëzojë autoriteteve ukrainase.

Korpusi rus i vullnetarëve këtë e kumtoi në videon e publikuar në kanalin Telegram.

Mediat britanike transmetuan se në videon e shkurtër mund të shihen rreth dhjetëra ushtarë të robëruar rusë, si edhe dy të shtrirë në shtretër spitalorë.

Grupi paraprakisht kumtoi për dy ushtarë të robëruar rusë.

Diversantët ofruan t'i dorëzojnë ushtarët, por si kthim të priten "vetëm për dy minuta" nga guvernatori rajonal Vajçesllav Glladkov, njoftuan mediat britanike.

Në publikimin në Telegram, grupet proukrainase "Legjioni rus i lirisë" dhe "Korpusi vullnetar rus" publikuan se lufta e panevojshme e përgjakshme që zgjat 1,5 vite tani është përhapur në territorin e rajonit rus Bellgorod.

QËNDRONI TË LIDHUR