• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dita e tetë e protestës kundër propozimit francez

Dita e tetë e protestës kundër propozimit francez
Shkup, 11 korrik 2022 (МИА) – Para Qeverisë sonte për të tetën ditë nën moton "Ultimatum, jo faleminderit" vazhduan protestat kundër propozimit francez. Pjesëmarrësit në protestë me flamuj të Maqedonisë dhe të kryesuar nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe E Majta po lëvizin nga Qeveria drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe drejt Kuvendit si destinacion final. Protestat po mbahen çdo ditë me përjashtim të shtunën kur nuk u mbajtën për shkak të festës së Kurban Bajramit dhe të premten kur pakënaqësia ishte shprehur përmes bllokimeve në Shkup dhe në rrugët magjistrale Shtip - Veles, Strumicë - Radovish dhe Pletvar - Prilep.

QËNDRONI TË LIDHUR