Dita e nëntë e protestave kundër propozimit francez
- Post By Arta Bunjaku
- 17:36, 12 korrik, 2022

Shkup, 12 korrik 2022 (MIA) - Nën moton "Ultimatum, jo faleminderit" sonte para Qeverisë vazhduan protestat kundër propozimit francez.
Pjesëmarrësit të kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe E Majta opozitare me flamuj maqedonas dhe transparente, nga Qeveria u nisën drejt Ministrisë së Punëve të jashtme, ndërsa destinacion i fundit është Kuvendi.
Protestat mbahen çdo ditë në orën 19:00, përveç të premten, kur pakënaqësia u shpreh përmes bllokadave në Shkup dhe në rrugët magjistrale Shtip - Veles, Strumicë - Radovish dhe Pletvar - Prilep.
Protesta nuk u mbajt edhe të shtunën, për shkak të festës së Kurban Bajramit. ab/