Dita e Evropës 2025 - 75 vite unitet dhe solidaritet
- Evropianët sot e festojnë Ditën e Evropës - 9 Majin, duke e shënuar njëherit edhe përvjetorin e Deklaratës së Shumanit, e cila i vendosi themelet e Bashkimit Evropian të sotëm dhe e trasoi rrugën drejt një epoke të re të prosperitetit, paqes, demokracisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit në Kontinentin e vjetër.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:56, 9 maj, 2025
Bruksel, 9 maj 2025 (MIA) - Evropianët sot e festojnë Ditën e Evropës - 9 Majin, duke e shënuar njëherit edhe përvjetorin e Deklaratës së Shumanit, e cila i vendosi themelet e Bashkimit Evropian të sotëm dhe e trasoi rrugën drejt një epoke të re të prosperitetit, paqes, demokracisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit në Kontinentin e vjetër.
Më 9 maj shënohen dy përvjetorë - përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë në vitin 1945 dhe promovimi i planit të ministrit të atëhershëm francez të Punëve të Jashtme, Robert Shuman në datën e njejtë në vitin 1950 për vendosje të një tregu të vetëm për thëngjill dhe pelik të prodhuar në Gjermaninë Perëndimore dhe Francë, që më vonë u bë e njohur si Dekarata e Shumanit.
Qëllimi i këtij plani ishte prëmes interesave të përbashkëta të tejkalohej rivaliteti mes Francës dhe Gjermanisë, vetëm pesë vite pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore dhe me solidaritetin e tillë të vendosur në prodhimin e thëngjillit dhe çelikut të tregohej qartë se çdo luftë mes tyre do të ishte jo vetëm e paparamendueshme, por edhe materialisht e pamundur.

Sipas Shumanit, paqja botërore nuk mund të ruhet pa investim të përpjekjeve kreative, përballë rreziqeve që i kanosen, ndërkaq bashkimi i prodhimit të thëngjillit dhe çelikut "do t'i ndryhsojë fatet e atyre rajoneve të cialt gjaët kohë ishin të përkushtuar në prodhimin e municionit luftarak, nga i cili ata ishin viktimat më të shpeshta".
Në bazë të idesë së Deklaratës së Shumanit më 18 prill të vitit 1951 Belgjika, Gjermania Perëndimore, Italia, Luksemburgu, Franca dhe Holanda e nënshkruan Marrëveshjen e Parisit për formim të Bashkësisë evropiane për thëngjill dhe çelik (BETHÇ), si bashkësia e parë mbinacionale në Evropë. Marrëveshja e parisit hyri në fuqi më 23 korrik të vitit 1952.
Gjatë formimti të Bashkësisë u vlerësua se bashkimi i interesave ekonomike do të ndihmojë në rritjen e standardit jetësor, që do të jetë hapi i parë drejt Evropës më të bashkaur.

Vendet themeluese të BETHÇ-së më 25 mars 1957 i formuan Bashkësinë evropiane ekonomike (BEE) dhe bashkësinë evropiane për energji bërthamore (Euroatom). Me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur mes 8 prillit 1965 tre bashkësitë u bashkuan në Bashkësinë evropiane, e cila u transformua në Bashkim Evropian me Marrëveshjen e Mastrihtit të 7 shkurtit të vitit 1992, emri zyrtar i së cilës është Marrëveshja e BE-së.
Drejt Bashkësisë së gjashtë anëtareve themeluese, më 1 janar të vitit 1973 u bashkangjitën Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda, më 1 janar 1981 edhe Greqia, ndërsa më 1 janar 1986 edhe Portugalia dhe Spanja. Më 1 janar të vitit 1995 anëtare të BE-së u bënë Austria, Finlanda dhe Suedia, ndërsa më 1 maj 2004 ndodhi i ashtuquajturi "zgjerimi i madh" i BE-së, kur bllokut iu bashkuan 10 vende - Qiproja, Estonia, letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria dhe Çekia. Më 1 janar 2007 bllokut iu bashkuan Bullgaria dhe Rumania, ndërsa më 1 korrik 2013 edhe Kroacia, si për momentin, anëtarja më e re. Ndërkohë, më 1 shkurt të vitit 2020 nga BE-ja u largua Britania e Madhe.
Për momentin, tetë vende kanë status të kandidateve për anëtarësim - Maqedonia e Veriu (prej vitit 2005), Mali i Zi (prej 2010), Serbia (prej 2012), Shqipëria (prej 2014), Moldavia, Ukraina dhe Bosnja e Hercegovina (të gjitha prej vitit 2022) dhe Gjeorgjia (prej vitit 2023). Turqia, gjithashtu, është kandidate për anëtarësim, dhe atë prej vitit 1999, por negociatat me të u ngrinë prej vitit 2016, prëderisa Kosova ka status të kandidates potenciale për anëtarësim, në pritje të pranimit të kandidaturës së parashtruar në vitin 2022.

Me rastin e Ditës së Evropës në vendet anëtare të BE-së dhe në mbarë botën do të organizohen disa ngjarje dhe spektër i gjerë i aktiviteteve arsimore dhe argëtuese, të kahëzuara drejt afrimit të qytetarëve nga të gjitha sferat shoqërore të jetës. Ndërtesa dhe përmendore të njohura në mbarë botën do të ndriçohen me ngjyrat e BE-së, përderisa program i posaçëm për Ditën e Evropës është planifikuar në Ekspo 2025 në qytetin japonez Osaka.
Plotësisht, institucionet e BE-së nesër do të organizojnë "ditë të hapur" në kuadër të së cilës qytetarët do të mund t'i vizitojnë selitë e Këshillit evropian, Komisionit evropian, Parlamentit evropian, Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAC) dhe të Komitetit të Evropës të rajoneve në Bruksel, të Bankës qendrore evropiane në Frankfurt, si dhe të Gjykatës evropiane të revizorëve në Luksemburg, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme.
Fotо: ЕP/ЕЕАС