• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ditë e hapur për qytetarët në kazermat në Shkup, Shtip dhe Tetovë

Ditë e hapur për qytetarët në kazermat në Shkup, Shtip dhe Tetovë

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim në ora 10, organizon ditë të hapur për qytetaët në kazermat "Ilinden" në Shkup, "Jane Sandanski" në Shtip dhe "Kuzman Josifovski Pitu" në Tetovë, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së NATO-s dhe tre vjet nga anëtarësimi ynë i plotfuqishëm në Aleancë.

"Gjatë ditës së hapur do të shfaqen një pjesë e mjeteve dhe pajisjeve, si dhe stërvitje ushtarake demonstrative nga njësiet e Armatës të stacionuara në kazermat e theksuara, me të cilat të pranishmit do të kenë mundësi të njihen më afër me pajisjen dhe stërvitjen e pjesëtarëve të ARMV", informojnë nga Armata.

Qytetarët, që duan dë marrin pjesë në këto aktivitete nevojitet të arrijnë para hyrjes në kazermat në peridhën nga ora 9:30 deri në 10.00, për shkak të procedurave të nevojshme për hyrje. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR