• e diel, 22 dhjetor 2024

Dispozitat për përkatësi etnike gjatë punësimit në sektorin publik nuk do të zbatohen deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese

Dispozitat për përkatësi etnike gjatë punësimit në sektorin publik nuk do të zbatohen deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot ka miratuar masë të përkohshme për dispozitat për të punësuarit në sektorin publik, Ligjin për nëpunës asminiatrativë, Rregulloren për elementë të domosdoshëm në shpalljen publike gjatë punësimit në sektorin publik që i përket përkatësisë etnike, gjegjësisht dispozitave nga akte që janë kontestuar nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Deri në miratimin e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk do të zbatohen këto dispozita.

"Gjykata i ka vlerësuar pretendimet e Komisionit si të bazuara, por dyshimet për antikushtetutshmërinë dhe paligjshmërinë i ka shtrirë edhe në dispozita të tjera dhe me iniciativë ka nisur procedurën për dispozitat nga ligjet e njejta si dhe për aktet nënligjore që rrjedhin nga ato", tha Belovska.

Në këtë fazë, Gjykata Kushtetuese, siç theksoi zëdhënësja, shpreh dyshimin se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, të njohura në të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara në Kushtetutën tonë, shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare, përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i qytetarëve që i përkasin të gjitha komuniteteve, në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, të cilat janë vlera themelore mbi të cilat mbështetet sistemi ynë kushtetues-juridik.

"Gjykata shprehu dyshimin se me dispozitat për të cilat ka ngritur procedurë vihet në pikëpyetje parimi i garantuar me kushtetutë i barazisë së qytetarëve para Kushtetutës, të vendosur në nenin 9, më tej garancinë kushtetuese që çdo vend pune të jetë në dispozicion të të gjithëve, në kushte të barabarta, i përcaktuar me nenin 32, si dhe nenin 54, sipas të cilit, kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk mund të jetë diskriminues në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare ose shoqërore, pasurisë ose pozitës shoqërore", tha Belovska.

Në thelb të argumenteve në seancën e sotme, siç tha, është theksuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lëndën U. nr. 92/2023, në të cilën u vendos se përkatësia kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe si e tillë mund të ndryshohet, është e drejtë personale e qytetarit të vendosë nëse do të deklarohet, si do ta deklarojë përkatësinë e tij, duke përfshirë të drejtën për të mos u deklaruar.

"Duke diskutuar për dispozitat e Ligjit për gjendjen civile, vendosi se kombësia është ndjenjë private dhe e brendshme dhe askush nuk mund të detyrohet ta shfaqë atë ndjenjë në publik, e aq më tepër që ajo ndjenjë duhet t'i nënshtrohet administrimit të detyrueshëm institucional në vend, tha Belovska.

Para Gjykatës, siç tha, është shtruar pyetja nëse dispozitat e kontestuara për kandidatët për nëpunës administrativ, identike me ato në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik, vendosin detyrim ligjor për të deklaruar përkatësinë e një komuniteti të caktuar dhe gjithashtu u shtrua pyetja nëse dispozitat e Rregullores për elementet obligative të shpalljes publike paraqesin kufizim të së drejtës së kandidatëve që u përkasin komuniteteve të ndryshme nga ajo e specifikuar në shpalljen publike, gjë që e vë në pikëpyetje pajtueshmërinë e tyre me parimin e barazinë dhe garancinë kushtetuese që të gjithëve do t'u jepen kushte të barabarta në çdo vend pune. mb/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR