• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa të vrarë në sulmet e rënda ruse ndaj qyteteve ukrainase

Disa të vrarë në sulmet e rënda ruse ndaj qyteteve ukrainase

Kiev, 23 janar 2024 (MIA) - Disa persona kanë vdekur në Ukrainë pasi Rusia lëshoi dhjetëra raketa ndaj vendit, me ç'rast janë paraqitur shpërthime nga kryeqyteti Kiev deri në qytetin lindor, Harkov.

Sipas të dhënave zyrtare, të paktën tetë persona kanë vdekur në të gjithë vendin, transmeton DPA.

Vetëm sot në Harkov janë paraqitur shtatë raste të vdekjeve dhe më shumë se 50 të lënduar. Një grua ka vdekur dhe në Pavlorad në rajonin e Dnjepropetrovsk.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 20 persona janë lënduar në kryeqytetin e Kievit.

Janë dëmtuar disa ndërtesa banimi, kumtoi në Telgram Vitalij Kliçko, kryetarë në Kiev. Në një ndërtesë është zbuluar një raketë e pashpërthyer. Gjithë shtëpia është evakuuar.

Kryetari i Harkovit, Ihor Terehov, theksoi se është goditur një ndërtesë shumë katëshe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Në një të katërtën e qytetit nuk ka ujë dhe rrymë.

Më herët kumtesa e administratës ushtarake në Kiev për gruan që ishte vrarë në qytet është korrigjuar më vonë. Ajo në fakt është pranuar në njësinë e kujdesit intensiv pasi u reanimua, informoi Klitçko. rq/ab/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR