Disa të vdekur në shpërthimin në një rafineri nafte në jug të Iranit
- Disa persona kanë humbur jetën dhe një numër i panjohur janë lënduar në shpërthimin e sotëm në rafinerinë iraniane të naftës Bandar Abas në provincën Hormozgan.
- Post By Fami Bajrami
- 13:08, 7 mars, 2024

Teheran, 7 mars 2024 (MIA) - Disa persona kanë humbur jetën dhe një numër i panjohur janë lënduar në shpërthimin e sotëm në rafinerinë iraniane të naftës Bandar Abas në provincën Hormozgan.
Shkaku i shpërthimit ende nuk është i njohur, njoftoi Anadolu.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, shpërthimi ka shkaktuar zjarr, i cili rezultoi me një numër të panjohur të viktimave dhe të lënduarve.
Autoritet iraniane ende nuk kanë lëshuar kumtesë për incidentin. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s